Home / Lajme / Maqedoni / Ministri i Ekonomisë takime me kryetarët e komunave veriperëndimore

Ministri i Ekonomisë takime me kryetarët e komunave veriperëndimore

21 Maj – Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë, Valon Saraçini sot do të takohet me kryetarët e komunave të rajonit të Maqedonisë Veriperëndimore.

Tetova, Gostivari, komunat rurale të Pollogut, duke përfshirë edhe Strugën, Kërçovën, Ohrin e komuna të tjera do të jenë në takimin me ministrin Saraçini.

Ky takim organizohet nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) në bashkëpunim me kryetarët e komunave.

Në këtë takim do të marrin pjesë zëvendëskyeministri për çështje evropiane Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Tahir Hani.

Nga ministria e Ekonomisë theksojnë se në këtë takim do të bisedohet për mundësinë e zbatimit të reformave në institucionet komunale, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërinstitucional. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *