Home / Lajme / Rajon / Ministri Imami i flet anglisht ministrit Xhaferi, veprim skandaloz

Ministri Imami i flet anglisht ministrit Xhaferi, veprim skandaloz

14 maj-Imami ka preferuar t’i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë “Faleminderit” në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë. Një pjesë e përfaqësuesve të mediave dhe opozitës kanë kritikuar dhe ironizuar këtë veprim të ministrit Imami.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami, i është drejtuar në gjuhën angleze homologut të tij shqiptar, Talat Xhaferri.
Siç transmeton A1 Report, ministri Imami ka bërë një skandal të tillë, duke pasur përballë një ministër shqiptar të mbrojtjes të Maqedonisë. Por, përgjigja dhe fjalimi i ministrit nga Shkupi, Talat Xhaferi ka qenë në gjuhën shqipe. Vetë ministri Xhaferi ka folur në gjuhën shqipe, edhe pse pjesë e delegacionit të tij ishin ambasadori maqedonas dhe stafi gati i tërë i përbërë nga maqedonas.

Imami ka preferuar t’i thotë në anglisht mbështetjen që Shqipëria i jep Maqedonisë për integrimin e saj në NATO, ndërkohë që ministri Xhaferri duke i thënë “Faleminderit” në shqip gjithë fjalën e tij e mbajti po në gjuhën amë. Një pjesë e përfaqësuesve të mediave dhe opozitës kanë kritikuar dhe ironizuar këtë veprim të ministrit Imami.

Vetë ministri Xhaferri në një prononcim për TV A1 REPORT vlerësoi takimin miqësor dhe nuk donte t’i kushtonte shumë rëndësi këtij takimi. Ndërkohë që jashtë kamerave shtoi se : Kjo nuk do të thotë që unë nuk di të flas në anglisht”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *