Home / Sport / Mojes sakrifikon Runin për Benzema

Mojes sakrifikon Runin për Benzema

Uejn Runi do të largohet gjatë verës nga Mançester Junajtid për të siguruar të ardhura për blerjen e një sulmuesi që i pëlqen shumë David Mojes, francezin e Real Madrid, Karim Benzema.

Klubi ka bërë të qartë se pret oferta prej 25 milion paund për sulmuesin e përfaqësueses angleze, ndërsa me të ardhurat e siguruara nga shitja e tij, do të bëjë një ofertë prej rreth 30 milion paund në drejtim të Real Madrid, të bindur se mund të realizojnë këtë transferim të bujshëm për një shifër të tillë.
Ndonëse mediat angleze kanë bërë të ditur sot se marrëdhëniet mes Runit dhe Mojes janë normalizuar, skocezi është i bindur se Benzema do të ishte shumë më vendimtar për “djajtë e kuq” me lojën e tij si qendërsulmues i mirëfilltë. Ndaj ai është gati të sakrifikojë lojtarin të cilin e zbuloi vetë te Evertoni dhe i dha mundësinë të luante me ekipin e parë kur ishte vetëm 16 vjeç.
Deri tani, për lojtarin anglez kanë shfaqur interesim Çelsi dhe Paris Sent Zhërmen, por asnjë prej këtyre skuadrave nuk ka bërë ende një ofertë.
Përsa i përket Benzema, ai ka edhe dy vite kontratë të mbetura në Madrid, ku nuk ka arritur të kthehet në titullar të padiskutueshëm, siç shpresonte kur u transferua në radhët e kësaj skuadre në vitin 2009 për 35 milion paund nga skuadra e Olimpik Lion. Në atë rast, spanjollët mundën pikërisht konkurrencën e Mançester Junajtid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *