Home / Lajme / Maqedoni / Monstra:Dëshmitari I radhës mbron të akuzuarit (VIDEO)

Monstra:Dëshmitari I radhës mbron të akuzuarit (VIDEO)

Shkup, 13 Maj – Familja ime me qëllim është zgjedhur që të gjykohet për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. Policia këtë e bën me banorët e Haraçinës sa herë kur do të kryhen ndonjë vepër penale në Maqedoni. Sipas tij kjo është një skenar i përgatitur dhe i montuar.

Sot në gjykatën themelore Shkupi 1, disa orë zgjati dëshmia e dëshmitarit I cili është vëllau I të akuzuarit të parë në rastin Monstra Alil Demiri, përndryshe epror ushtarak I punësuar në Armatën e Maqedonisë.

I njejti pasi u burgos në ditën e parë, është lëshuar mënjëherë dhe tani në cilësinë e dëshmitarit në Gjykatë, tregoi për kontaktet që ai ka pasur me vëllain e tij, dhe të akuzuarit e tjerë. Dëshmitari tha se në natën kritike më 12 prill, ka qenë në vend pune në kazermën Ilinden, kurse me vëllaun tij është takuar një ditë më pas në fshatin Haraçinë. Familja ime me qëllim është zgjedhur që të gjykohet për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Policia këtë e bën me banorët e Haraçinës sa herë kur do të kryhen ndonjë vepër penale në Maqedoni. Sipas tij kjo është një skenar i përgatitur dhe i montuar. Duke dhënë dëshmi gjyqit se koh më parë vëllau I tij I ka thënë se do të shkojë në Belgjikë, kurse veturën do ta parkojë tek daja I tij. E gjithë dëshmia e këtij dëshmitari ishte në favor të të akuzuarve të rastit Monstra kurse edhe seanca e sotme u mbajt pa prezencën e dy të akuzaurve të parë Adil Demiri dhe Afrim Ismailoviq sepse ata ende nuk janë të ekstraduar në Maqedoni, sepse në Kosovë tani më ka filluar procesi ndaj këtyre dy personave për veprën penale armëmbajtje pa leje. Si duket ekstradimi I tyre nuk do të realizohet shpejt prandaj në Maqedoni ata do të gjykohen në mungesë.

MONSTRA: DËSHMITARI I RADHËS MBRON TË AKUZUARIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *