Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja do të furnizojë automjete për shpërndarje të turmës gjatë trazirave më të mëdha

MPB-ja do të furnizojë automjete për shpërndarje të turmës gjatë trazirave më të mëdha

18 maj-Automjetet e posaçme do të përmbajnë rezervoare për ujë me qëllim që të mundësojë transport të ujit për pije, rezervoare për CS materie në gjendje të lëngët (gaz lotsjellës), ngjyrë dhe shkumë. Cisternat do të kenë sistem për vetmbrojtje nga ana e poshtme e çdo rrote, si dhe sistem për mbrojtje të automjeteve nga njerëzit.

Ministria e Punëve të Brendshme do të furnizojë dy automjete të posaçme “cisterna”, të cilat do të shfrytëzohen në raste të shkeljes së rendit publik dhe paqes në përmasa më të mëdha. Thirrja publike, siç informoi sot MPB-ja, është shpallur më datën 16 të këtij muaji.

Automjetet e posaçme do të përmbajnë rezervoare për ujë me qëllim që të mundësojë transport të ujit për pije, rezervoare për CS materie në gjendje të lëngët (gaz lotsjellës), ngjyrë dhe shkumë. Cisternat do të kenë sistem për vetmbrojtje nga ana e poshtme e çdo rrote, si dhe sistem për mbrojtje të automjeteve nga njerëzit.

Automjetet përmbajnë një ose dy topa, drejtimi i të cilëve është automatik me mbulimin e tërë radiusit rreth automjetit, me kamerë mbrojtëse të instaluar në topin me ujë dhe një kamerë mbrojtëse nga ana e pasme e automjetit.

Automjetet do të paguhen në 36 këste

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *