Home / Sport / Murinjo: E ardhmja te Reali? Ndoshta jo!

Murinjo: E ardhmja te Reali? Ndoshta jo!

Zhoze Murinjo praktikisht i ka dhënë mbrëmë lamtumirën Real Madrid, duke bërë të qartë se e ardhmja e tij do të ishte te një klub ku e duan, mundësisht në Angli. Ndonëse trajneri prej kohësh kishte insistuar se do të vazhdonte te Reali dhe se në fund të sezonit do të diskutonte me klubin për qëndrimin apo jo të tij, eliminimi në gjysmëfinalet e Ligës ë Kampioneve e ka bindur që të ndryshojë ambient.

“A do të qëndroj te Reali në sezonin e ardhshëm? Ndoshta jo. Nuk e di ende por unë dëshiroj të shkoj atje ku njerëzit më duan. Unë e di që më duan në Angli, më duan tifozët dhe media. Ata më trajtojnë mirë. Ata më vlerësojnë kur duhet dhe më kritikojnë kur e meritoj. Më duan disa klube, sidomos një prej tyre (Çelsi). Në Spanjë është ndryshe, shumë njerëz më urrejnë, shumë nga ju në këtë dhomë”, tha ai në sallën e konferencave pas ndeshjes.
“Ky është një vendim i vështirë. Mua më pëlqen klubi dhe presidenti, kam një skuadër të mirë. Por dua të jem i ndershëm dhe i drejtë me ta. Ndaj do të ulem dhe do të diskutoj këtë çështje në fund të sezonit”.
Në fund, Murinjo ka zbuluar një detaj mjaft të veçantë, duke bërë të ditur se gjyqtari Hauard Ueb i kishte pranuar se nuk i kishte dhënë kartonin e dytë të verdhë Mats Humels, në mënyrë që ky i fundit të luante në finale.
“Vazhdoj të them se ai është një gjyqtar fantastik. Por është e pabesueshme se si ai nuk i dha një karton të kuq Humels. Unë fola me të dhe ai nuk i dha Humels kartonin e kuq në mënyrë që lojtari të ishte në finale. Kishin mbetur edhe 18 minuta lojë dhe unë arrita në konkluzionin se Ueb është një gjyqtar i mirë dhe një njeri po aq i mirë, me një zemër të madhe. E them këtë pasi shpëtoi një lojtar nga kartoni i kuq, por dëmtoi një skuadër tjetër”, tha Murinjo, në atë që tashmë interpretohet si një nga intervistat e fundit të karrierës së tij si trajneri i Real Madrid.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *