Home / Sport / Murinjo emocionohet nga lamtumira e Ferguson

Murinjo emocionohet nga lamtumira e Ferguson

Zhoze Murinjo ka pranuar se ka mbetur i tronditur nga lajmi se Sër Aleks Ferguson do të largohej nga drejtimi i Mançester Junajtid në fund të këtij sezoni. Portugezi i Real Madrid ta zbuluar se si skocezi e ka telefonuar personalisht për ta lajmëruar për vendimin e tij, duke shtyrë Murinjon të deklaronte se ndeshjet ndaj Mançester Junajtid tani do të kishin një tjetër ndjesi.

“Kur Sër Aleks më telefonoi duke më bërë nderin e informimit personalisht për vendimin e tij, u çudita dhe u mërzita”, shpjegoi Murinjo për “Sky Sports”. “Do të jetë e vështirë për mua dhe mendoj për të gjithë trajnerët, të shkojmë në “Old Traford” dhe të luajmë ndaj Mançester Junajtid pa figurën e tij mitike që na pret atje. Por njëkohësisht unë isha i lumtur që ndjeva emocionin dhe krenarinë e tij për një karrierë kaq të jashtëzakonshme”.
Murinjo ka zbuluar se ka vendosur të mos shohë ndeshjen e të dielës së Mançester Junajtid ndaj Suonsi, e fundit e trajnerit skocez përballë tifozëve të vet në “Old Traford”, pasi mendon se do të emocionohej shumë. “A do ta shoh ndeshjen? Jo, sigurisht që jo. Jo, sepse nuk dua të qaj”, ishte përgjigja e tij, ndërsa më pas ka dhënë edhe komente pozitive për pasardhësin e Ferguson, David Mojes.
“Mendoj se David është një zgjedhje e shkëlqyer. Më pëlqen si person, më pëlqen karakteri i tij si trajner. Mendoj se Mançester Juanjtid do ta mbështesë dhe se ai ka cilësitë për të bërë një punë të mirë”.
Në fund, trajneri portugez ka zbuluar se Aleks Ferguson ka dijeni të plotë mbi të ardhmen e tij, pasi portugezi e kishte lajmëruar se ku do të transferohej.
“Ne jemi miq të mirë dhe miqtë e mirë të mitë e dinë se në cilin klub unë do të dëshiroja të drejtoja kur të përfundoj punën te Real Madrid”, deklaroi Murinjo.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *