Home / Sport / Murinjo hakmerret ndaj Pepe

Murinjo hakmerret ndaj Pepe

Mbrojtësi portugez i Real Madrid, Pepe, mund të ketë mbyllur para kohe sezonin e tij në radhët e kësaj skuadre pas polemikës së hapur me trajnerin Zhoze Murinjo. Ky i fundit, ka bërë të qartë se nuk harron lehtë kritikat që merr, ndërsa ka lënë mbrojtësin jashtë skuadre për takimin kundër Malagas, edhe pse në radhët e ekipit mungojnë shumë lojtarë të dëmtuar.

Pepe kishte cilësuar mungesë respekti fjalët e trajnerit në adresë të Iker Kasijas, por Murinjo një ditë më parë iu kundërpërgjigj duke thënë se këto ishin vetëm shenja stresi për shkak se portugezi kishte humbur vendin në formacion përballë Varane.
Por me lëvizjen e radhës, Murinjo ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë më askënd që flet kundër tij, siç ka bërë me Kasijas të cilin e ka anashkaluar komplet, duke e kthyer shpesh edhen portier të tretë për skuadrën madrilene.
Prania e Pepes dukej se do të ishte siguruar, duke parë se madrilenëve për sfidën e sotme u mungojnë Marcelo, Ramos, Alonso dhe Khedira. Fakti që Pepe luan si në qendër të mbrojtjes, ashtu edhe në mesfushë, do të bënte që trajneri të kishte më shumë alternativa.
Por ai ka preferuar të japë një sinjal të fortë duke lënë jashtë lojtarin i cili mendohej se ishte mes të besuarve të tij, por që duket qartësisht se tashmë ka tradhtuar trajnerin portugez.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *