Home / Sport / Murinjo te Çelsi me 1 korrik

Murinjo te Çelsi me 1 korrik

Sipas tabloidit britanik “The Sun”, trajneri portugez ka pranuar kushtet e kontratës së re, nga e cila do të përfitojë 10 milion paund në sezon, ndërsa Çelsi me shumë mundësi do të duhet të paguajë një shumë të përafërt edhe për ta liruar nga detyrimet kontraktuale që ka me Real Madrid.

Zhoze Murinjo do të kthehet te Çelsi, por zyrtarizimi i marrëveshjes së portugezit me klubin londinez nuk do të publikohet para datës 1 korrik. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, trajneri portugez ka pranuar kushtet e kontratës së re, nga e cila do të përfitojë 10 milion paund në sezon, ndërsa Çelsi me shumë mundësi do të duhet të paguajë një shumë të përafërt edhe për ta liruar nga detyrimet kontraktuale që ka me Real Madrid.
Marrëveshja mes trajnerit portugez dhe londinezëve është arritur pasi Murinjo ka qenë për drekë në restorantin “La Famiglia” në Londër, bashkë Roman Abramoviç, rreth dy javë më parë kur “zyrtarisht” kishte shkuar në kryeqytetin anglez për të marrë gruan dhe vajzën që kishin qenë viktima të një grabitje në hotel.
Sipas mediave britanike, londinezët do të bëjnë maksimumin për të siguruar sa më shpejt firmat e lojtarëve që po ndjekin gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që t’i prezantojnë bashkë me Murinjon. Në këtë mënyrë, gjithçka do të bëjë më shumë bujë si dhe do të rritë më shumë interesimin për turin në Azi që skuadra do të zhvillojë gjatë muajit korrik, për të përfituar nga marketingu dhe imazhi në këtë zonë të globit ku futbolli po pëson një rritje të ndjeshme në popullaritet.
Emrat që Murinjo ka kërkuar për projektin e tij të ri janë Radamel Falkao, Robert Levandovski, Andre Shurle dhe Maruan Fellaini, ndërsa është përfolur se ai do të marrë nga Reali edhe mesfushorin Ksabi Alonso.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *