Home / Lajme / Maqedoni / Murtino stacion i parë i autobusit të BE-së në fushatën ‘BE-ja më afër’ (VIDEO)

Murtino stacion i parë i autobusit të BE-së në fushatën ‘BE-ja më afër’ (VIDEO)

13 Maj – Përndryshe, me fushatën “BE-ja më afër” autobusi i BE-së përkundër Murtinos do të vizitojë edhe venbanimet në Zelenikovë, Vatashë, Dobroshë, Forinë, Zajas, Miravc dhe Bukovë. Fushata e cila organizohet për herë të dytë do të përfundojë me vizitën në Vevçani në fund të muajit.

Me vizitë të një autobusi udhëtarësh të BE-së në fshatin Murtino, të komunës së Strumicës, Delegacioni i BE-së në Maqedoni sot e filloi fushatën informative “BE-ja më afër”.

Euroambasadori Aivo Orav deklaroi se në kuadër të fushatës, qëllimi i së cilës është vizita e rajoneve rurale dhe takime direkte me banorët të cilëve do t’i ofrohen informacione për BE-në, do të vizitojnë 10 fshtara në vend.

“Aktivitetet i zbatojmë pasi që vitin e kaluar patëm një jehonë shumë të mirë në fushatën tonë. Delegacioni i BE-së e zbatoi së bashku me përfaqësuesit e Qeverisë, të Sektretariatit për Çështe Evropiane, me shoqërinë civile dhe me ambasadat e vendeve anëtare të BE-së në vend. Shpresoj se kjo do të jetë një fushatë shumë e suksesshme”, tha Orav para nisjes për në Murtino.

Ai paralajmëroi se në disa nga udhëtimet me BE autobsin do t’i bashkangjiten edhe zëvendëskryeministri i çështjeve evropiane, Fatmir besimi, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki si dhe ambasadorë të tjerë të BE-së.

Zëvendëskryeministri Besimi theksoi se është e shkëlqyer iniciativa e Delegacionit të BE-së që SEP e përkrah, ndërsa një nga mesazhet që e mbart është se ndryshimet nuk do të ndjehen vetëm në mjediset urbano por edhe në ato rurale.

“Konsiderojmë se kjo është një nga mënyrat që të promovohet BE-ja dhe se të hetë e afërt për çdo qytetar. Mundësia që qytetarët të njihen konkretisht se çfarë rëndësi ka BE-ja konkretisht për jetën e tyre. Doemthenë çdo qytetar, çdo banor do ta ndejë këtë kur Republika e Maqedonisë do të bëhet pjesë e BE-së me standard më të lartë jetese dhe vlerat e BE-së që i ndan si promovim të vlerave demokratke, të drejtat e njeriut, zhvillimin dhe respektimin reciprok. Kjo është edhe motoja e BE-së dhe që ky autobus e mbart, ndërsa kjo është të bashkuar në dallime”, tha Besimi.

Në pyetjen e gazetarëve ai tha se në prag të samitit të BE-së në qershor do të ketë takim edhe me eurokomsiarin për zgjerim Shtefan Fyle në Bruksel, ku në fillim të qershorit do të ketë edhe fjalim para Parlamentit Evropian lidhur me atë që RM-ja bën për anëtarësim në BE dhe fillimin e negociatave.

Përndryshe, me fushatën “BE-ja më afër” autobusi i BE-së përkundër Murtinos do të vizitojë edhe venbanimet në Zelenikovë, Vatashë, Dobroshë, Forinë, Zajas, Miravc dhe Bukovë. Fushata e cila organizohet për herë të dytë do të përfundojë me vizitën në Vevçani në fund të muajit.

FILLOI FUSHATA INFORMATIVE ” BE-ja MË AFËR ” ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *