Home / Sport / Nasi Hani dhe Yuri Bihoutsou u ndanë me barazim

Nasi Hani dhe Yuri Bihoutsou u ndanë me barazim

Është barazimi i parë i Nasi Hani në karierën e tij profesioniste, ndërsa për Yuri Bihoutsou, është barazimi i dyte në karierë, barazim që iu fal nga referët anësor, duke dëmtuar rëndë Nasi Hanin.

Ndeshja e radhës e Nasi Hanit- boksierit shqiptar të peshave të rënda –deri 91 kg, dhe boksierit nga Belorusia, Yuri Bihoutsou, që u zhvillua sot në orët e pasditës në qytetin Thun të Zvicrrës, përfundoi pa fitues- me barazim(?).

Është barazimi i parë i Nasi Hani në karierën e tij profesioniste, ndërsa për Yuri Bihoutsou, është barazimi i dyte në karierë, barazim që iu fal nga referët anësor, duke dëmtuar rëndë Nasi Hanin.

Hani e dominoi ringun gjatë tërë kohës sa zgjati kjo ndeshje, duke u goditur edhe me kokë nga kundërshtari i tij, gjë që për referin në ring dhe ata anësor, kjo u pa “me sy mbyllur” që nga raundi i parë e deri në raundin e 5 kur më në fund u mëshirua dhe i shqiptoi bellarusit verejtje publike për shkak të goditjes me kokë.

Mirëpo, në raundin e gjashtë dhe të fundit, në një sulm të vazhdueshëm të Nasi Hanit, ai rrëshqiti në dysheme, që për referin në ring ishte “cnock doën”, e sa ishte apo nuk ishte ky moment i tillë ia vlen të shifet inçizimi i kamerave të pranishme.

Dhe, margaritari i pasdites se boksit në Thun ishte vlerësimi përfundimtar i referëve:Fabian Gugenhajm-refer në ring dhe ndihmësit e tij anësor Armin Brascher, Domenico Gotardi e sidomos Beat Hausman që vlerësuan se kjo ndeshje shpallet “paqësore”-pa fitues, me barazim, duke dëmtuar rëndë Nasi Hanin dhe duke “nderua” Yuri Bihoutsou me një barazim të papritur.
Tani, Nasi Hani, ka 9 ndeshje, prej të cilave 8 fitore, prej të cilave 5 me KO dhe një barazim. Ndërkaq, boksieri 26 vjeçar bellarus, Yuri Bihoutsou, ka zhvilluar 13 ndeshje, duke shënuar 6 fitore (5 KO), 5 humbje (2 KO) dhe dy barazime, duke llogaritur edhe këtë të sotit.
Vlen të theksohet se Nasi Hani, pas një gjendje inflamatore para një jave e kishte anuluar një ndeshje në Bazel. Nuk ishte rikuperuar sa e si duhet, që ka lëlë edhe pasojat e veta, që vërehej edhe në ring, por duhet shtuar se edhe kunbdërshtari i tij ishte tepër i qëndrueshëm dhe përballoi aq shumë goditje të fuqishme dhe nuk u mposht, edhe pse disa herë nga kanonadat e Hanit ai u gjend në pozitë të palakmueshme që e shpëtonte gongu.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *