Home / Lajme / Maqedoni / Ndalohen grabitësit e veturave luksoze në Shkup

Ndalohen grabitësit e veturave luksoze në Shkup

11 maj-Tek ata u gjetën “Porshe Cayen”, “BMW X5”, “Suzuki Grand Vitara”, “Opel Astra”, “Shervolet Aveo”, dhe dy motoçikleta. Caku i tyre ishin makinat luksoze të parkuara nëpër rrugët e Shkupit.

Policia e Maqedonisë bëri të ditur se ka arrestuar dy persona që ishin përfshirë në vjedhjen e veturave luksoze në Maqedoni.

Bëhet fjalë për dy persona nga fshati Gërçec i Shkupit, tek të cilët u gjetën disa vetura luksoze dhe motoçikleta të grabitura.

Policia theksoi se bëhet fjalë për personat me inicialet Z.F, 27 vjeç dhe S.L, 19 vjeç. Ata do të përgjigjen për vjedhje të rënda të makinave, ndërsa menjëherë gjykatësi hetues ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Tek ata u gjetën “Porshe Cayen”, “BMW X5”, “Suzuki Grand Vitara”, “Opel Astra”, “Shervolet Aveo”, dhe dy motoçikleta. Caku i tyre ishin makinat luksoze të parkuara nëpër rrugët e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *