Home / Sport / Në ndeshjen miqësore Vardar-Schalke: ‘Vdekje shqiptarëve’, ‘Dhomë gazi për shqiptarë’!!

Në ndeshjen miqësore Vardar-Schalke: ‘Vdekje shqiptarëve’, ‘Dhomë gazi për shqiptarë’!!

Tifozët gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë ndalur duke brohoritur “Vdekje shqiptarëve”, “Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë”, “Dhoma gazi për gjithë shqiptarët”, ndërsa ndeshja ka vazhduar pa kurrfarë reagimi nga ana e organeve kompetente.

Të premten në Shkup, në stadiumin e qytetit është zhvilluar ndeshja miqësore mes Vardarit dhe mysafirëve nga Gjermania, Schalke. Në vend që tifozët të bëjnë tifo për skuadrën e vet dhe të kënaqen me futboll, ata përsëri janë kapur me shqiptarët, edhe pse në fushë nuk kanë pasur kundërshtarë ndonjë skuadre shqiptare.
Tifozët gjatë gjithë ndeshjes nuk kanë ndalur duke brohoritur “Vdekje shqiptarëve”, “Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë”, “Dhoma gazi për gjithë shqiptarët”, ndërsa ndeshja ka vazhduar pa kurrfarë reagimi nga ana e organeve kompetente.

Redaksia e Albtime dënon ashpër këto incidente dhe apelon deri te institucionet kompetente për të reaguar dhe dënuar këto veprime të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Maqedoni, pa marrë parasysh se a kanë kundërshtar skuadra shqiptare!!

Sa për rikujtim para dy ditëve u ndërpre finalja e kupës së Maqedonisë, pikërisht për shkak të brohoritjeve dhe fyerjeve etnike.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *