Home / Sport / Në Spanjë janë të sigurt: Pelegrini te Mançester Siti!

Në Spanjë janë të sigurt: Pelegrini te Mançester Siti!

Manuel Pelegrini pritet të marrë drejtimin e Mançester Sitit në sezonin e ardhshëm. Kjo është ajo që mediat spanjolle kanë trumbetuar me të madhe, duke bërë të qartë se si trajneri kilian është i preferuar i nënkampionëve të Anglisë, të cilët po bëhen gati t’i tregojnë derën Roberto Mançinit.

Edhe një fitore në finalen e Kupës FA që luhet sot, trofeu i tretë i klubit që nga momenti kur Mançini ka marrë drejtimin, duket se nuk do të shpëtojë italianin nga shkarkimi. Pavarësisht pakënaqësisë së shprehur publikisht nga trajneri italian, drejtori sportiv i klubit anglez, Çiki Begirishtajn, ka vazhduar takimet me trajnerin e Malagas dhe përfaqësuesin e tij, për të diskutuar detajet e marrëveshjes që do të dërgojë kilianin në Angli.
Për të zgjidhur kontratën e Pelegrinit me Malagan do të jetë shumë e thjeshtë, pasi ekziston një klauzolë largimi prej 4 milion eurosh. Ndërkohë, kiliani kërkon si kusht që të ketë mundësinë të marrë me vete në Angli talentin më të madh të skuadrës së tij aktuale, mesfushorin Isko, edhe pse për këtë të fundit duhen paguar rreth 35 milion euro.
Nga ana tjetër, sheiku Mansour po bën gati t’i paguajë Mançinit rreth 10 milion paund për prishjen para kohe të kontratës, ndërsa italiani do të jetë i lirë t’i bashkohet çdo skuadre tjetër, ndërsa është mësuar se ai po ndiqet me interes nga Monako në Francë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *