Home / Lajme / Maqedoni / Në SPQ ‘8 Shtatori’ janë konstatuar dallime midis të dhënave të regjistruara nga mjekët dhe ato në sistemin për pagesë sipas kontributit

Në SPQ ‘8 Shtatori’ janë konstatuar dallime midis të dhënave të regjistruara nga mjekët dhe ato në sistemin për pagesë sipas kontributit

10 maj-Është ndërprerë pagesa, gjithashtu e çmimit të një qind mjekëve më të mirë emrat e të cilëve kohë më parë janë publikuar në gazetat ditore. Arsyeja për këtë siç tha Todorov, ka qenë vërejtjet që për paraqitjen e kontributit kanë arritur deri te ai nga dy mjekë. Ministri tha se do të kontrollohen kontributet e të gjithë një qind mjekëve.

Në kontrollin që e ka kryer Ministria e Shëndetësisë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” janë konstatuar mospërputhje midis të dhënave të regjistruara nga mjekët dhe gjendja relevante në sistemin për pagesë sipas kontributit, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.

Apeloi deri te të gjithë mjekët që t’i regjistrojnë të dhënat për kontributin.

“Nuk dëshirojmë të vendosemi në situatë që të paraqesim padi penale kundër atyre që kanë regjistruar të dhëna të rreme ose të gabuara në sistem”, deklaroi Todorov.

Pret që deri më 14 maj mjekët t’i regjistrojnë të dhënat reale në sistemin për pagesën të kontributit dhe pastaj, tha, më 15 maj do të paguhet paga e tyre.

Todorov me këtë rast theksoi se veç më në ditën e ardhshme më 16 maj sërish do të kontrollohen të gjitha spitalet dhe institucionet shëndetësore ku është vendosur sistemi për pagesën sipas kontributit.

Është ndërprerë pagesa, gjithashtu e çmimit të një qind mjekëve më të mirë emrat e të cilëve kohë më parë janë publikuar në gazetat ditore. Arsyeja për këtë siç tha Todorov, ka qenë vërejtjet që për paraqitjen e kontributit kanë arritur deri te ai nga dy mjekë. Ministri tha se do të kontrollohen kontributet e të gjithë një qind mjekëve.

Kontrollet e Ministrisë së Shëndetësisë do të vazhdojnë. Sot po bëhet kontroll në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e Manastirit.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *