Home / Lajme / Maqedoni / Në Teatrin shqiptar në Shkup takim përkujtimor me rastin e 10-vjetorit nga vdekja e aktorëve Fazli Shaqiri dhe Asije Zhuta

Në Teatrin shqiptar në Shkup takim përkujtimor me rastin e 10-vjetorit nga vdekja e aktorëve Fazli Shaqiri dhe Asije Zhuta

14 maj-Asije Zhuta gjithashtu në arkivin e Teatrit Shqiptar dhe në kujtesën e publikut të teatrit është prezente me mbi 40 role. Nga ana tjetër, në Televizionin e Maqedonisë dhe në kujtesën e shumë gjeneratave do të ngelet personazhi më i dashur i fëmijërisë – “Lepurushi” nga emisioni i fëmijëve.

Në Teatrin Shqiptar në Shkup sonte në orën 19:00 do të mbahet takim përkujtimor me rastin e 10 vjetorit të vdekjes së aktorëve Fazli Shaqiri dhe Asije Zhuta.

Fazli Shaqiri i lindur në vitin 1948 dhe Asije Zhuta e lindur në vitin 1962, që të dy u punësuan në Teatrin Shqiptar në vitin 1981. Dy dekada me rradhë realizuan mbi 40 role në shtëpinë amë dhe një sërë rolesh në projekte të ndryshme jashtë Teatrit Shqiptar.

Fazliun kolegët e kujtojnë si aktor të zellshëm e të urtë, pa kompleksin e “rolit të madh apo të vogël”, prandaj emri i tij gjendet pothuajse në të gjitha shfaqet e realizuara nga Teatri Shqiptar.

Asije Zhuta gjithashtu në arkivin e Teatrit Shqiptar dhe në kujtesën e publikut të teatrit është prezente me mbi 40 role. Nga ana tjetër, në Televizionin e Maqedonisë dhe në kujtesën e shumë gjeneratave do të ngelet personazhi më i dashur i fëmijërisë – “Lepurushi” nga emisioni i fëmijëve.

Kolegët Fazli Shaqiri dhe Asije Zhuta, tërë përkushtimin profesional e kishin orientuar në botën e aktrimit. Krahas angazhimive të shumta në Teatrin Shqiptar, shpesh ishin pjesë e projekteve të jashtme kryesisht kushtuar fëmijëve.

Më 14 maj të vitit 2003 pas shfaqjes që dhanë për voglushët tetovarë gjatë udhëtimit për shfaqjen e rradhës në Gostivar tragjikisht humbën jetën në një aksident komunikacioni.

Teatri Shqiptar për të shënuar këtë datë në repertoar do të vendos falas projektin e vet më të ri, shfaqjen “Gishti” për të gjithë të afërmit, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët dhe artdashësit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *