Home / Sport / Neimar deklaron: Te Barça për 5 vite!

Neimar deklaron: Te Barça për 5 vite!

Neimar është futbollisti i ri i Barcelonës, pasi ai dhe klubi katalanas kanë arritur marrëveshjen për kontratën që do të lidhë palët në 5 vitet e ardhshme. Vendimi i futbollistit erdhi një ditë pasi klubi i Santosit ra dakord për transferimin e lojtarit, duke pranuar ofertat e Barcelonës dhe Real Madrid, për të lënë gjithçka në dorën e futbollistit.

“Nuk isha në gjendje të prisja deri të hënën. Miqtë dhe familja ime e dinë tashmë vendimin tim. Të hënën do të firmos një kontratë me Barcelonën”, ishte lajmërimi që Neimar bëri në adresat e tij në rrjetet sociale Twitter dhe Instagram.
Edhe Barcelona zgjodhi rrjetin social Twitter për të konfirmuar këtë marrëveshje që pritej prej kohësh.
“FC Barcelona ka arritur një marrëveshje me Santos për Neimar. Lojtari brazilian do t’i bashkohet klubit për 5 sezonet e ardhshme”, shkruhej aty. Klubi katalanas më pas nuk kurseu elozhet në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të internetit, duke e cilësuar atë si një nga “futbollistët më premtues të planetit”.
Neimar nuk dha detaje të tjera më të hollësishme rreth detajeve të marrëveshjes, por do të luajë ndeshjen e fundit me Santos sot, në atë që është takimi i hapjes i kampionatit brazilian. Më pas ai i bashkohet kombëtares braziliane për të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave.
“Dua të falënderoj Santos për këto 9 vite të pabesueshme. Ndjenjat e mia për klubin dhe tifozët nuk do të ndryshojnë kurrë. U sigurova që të isha në gjendje të luaja këtë ndeshje të fundit në mënyrë që të kem mundësinë të hyj edhe një herë në fushën e lojës duke veshur fanellën e këtij klubi dhe të dëgjoj tifozët që këndojnë në kor emrin tim”, tha lojtari.
Neimar është futbollisti më i mirë i historisë së Santos që pas kohës së Pele, duke udhëhequr skuadrën në fitoren e Kupës së Brazilit në vitin 2010, Kupën Libertadores në vitin 2011 dhe tre kampionate radhazi të shtetit të Sao Paulo. Ai ka shënuar 138 gola në 229 ndeshje me fanellën e këtij klubi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *