Home / Sport / Neimar ndez “El Clasico”

Neimar ndez “El Clasico”

Transferimi i Neimar në Spanjë tashmë duket çështje e kryer, mbetet të mësohet se cilën skuadër do të zgjedhë ai mes Real Madrid dhe Barcelonës. Ky fakt konfirmohet nga kontaktet gjithnjë e më të shpeshta të drejtuesve të dy klubeve spanjolle me ata të Santos dhe përfaqësues të lojtarit, i cili me sa duket ka vendosur të largohet nga Brazili.

Santos është gati ta lërë të ikë para fundit të kontratës së tij, pasi drejtuesit e ekipit brazilian janë të ndërgjegjshëm se për shitjen e tij do të përfitojnë rreth 70 milion euro, ndërsa do të vazhdojnë të gëzojnë 35% të të ardhurave nga shfrytëzimi i imazhit të futbollistit deri në vitin 2015. Nga ana tjetër edhe lojtari është mërzitur me kritikat që po merr në vendlindje, ku e quajnë tashmë një lojtar normal, pasi nuk arrin të bëjë diferencën me kombëtaren.
Ndaj ai ka bërë të qartë se ne verë do të transferohet në Evropë, por pa treguar ku. Dukej se destinacioni i tij ishte Barcelona, por Real Madrid tashmë ka hyrë fuqimisht në sulm për futbollistin, me mediat spanjolle që bëjnë të qartë se Florentino Perez ka vendosur ta bëjë atë “galaktikun” e radhës, duke bërë gati një shpenzim prej 100 milion eurosh për brazilianin.
Gjithashtu, është mësuar se Neimar do të përfitojë 10% të vlerës së shitjes së tij, sipas një marrëveshje që ka me klubin e Santos, ndaj sipas mediave braziliane, është vetë ai që ka ndezur këtë duel të ashpër mes Barcelonës e Realit, në mënyrë që të rritë sa më shumë çmimin e tij në luftën e ofertave mes dy klubeve spanjolle.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *