Home / Sport / Neimar përlotet në ndeshjen e fundit me Santos

Neimar përlotet në ndeshjen e fundit me Santos

Sulmuesi brazilian Neimar nuk i ka fshehur dot emocionet e tij për faktin se po largohet nga Santos dhe ka shpërthyer në lotë në momentin kur skuadra e tij dhe Flamengo ishin rreshtuar në fushë dhe dëgjonin himnin kombëtar, në ndeshjen e hapjes së kampionatit.

Ky ishte takimi i fundit i sulmuesit me ekipin aktual, pasi ai do t’i bashkohet kombëtares për Kupën e Konfederatave dhe më pas do të udhëtojë drejt Spanjës për t’u prezantuar si blerja e re e Barcelonës.
“Ka qenë një nder i madh të luaj për këtë skuadër të mrekullueshme, Santosin. Jam i lumtur që kam arritur ta bëj një gjë të tillë”, tha Neimar pas ndeshjes që përfundoi në barazim 0-0. “Çdo fëmijë ka një ëndërr, për t’u bërë dikush kur të rritet. Ëndrra ime ishte të bëhesha një sportist profesionist dhe mendoj se tani e kam arritur këtë gjë. Sot Barcelona po plotëson ëndërrën time për të shkuar te një skuadër e madhe”.
“Kjo është një ditë shumë emocionese. Filmi i jetës time që kur isha fëmijë më kaloi para syve. Por tani do të bëj realitet atë që kam ëndërruar gjithmonë. Do të jetë një nder i madh të luaj përkrah lojtarëve si Mesi, Ksavi e Iniesta”, tha braziliani.
Futbollisti zgjodhi Barcelonën dy ditë më parë, edhe pse kishte përpara një ofertë tjetër më të mirë ekonomike nga Real Madrid, pasi i kishte dhënë fjalën katalanasve që më parë se nëse largohej nga Brazili, do t’i bashkohej kësaj skuadre.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *