Home / Lajme / Maqedoni / Nënshtetësia sjell pasoja për nxjerrjen e dokumenteve (VIDEO)

Nënshtetësia sjell pasoja për nxjerrjen e dokumenteve (VIDEO)

10 Maj – Ata gjithnjë refuzohen për të marrë nënshtetësi edhe pse kanë krijuar familje në Maqedoni. Madje ata kanë probleme edhe kur kalojnë kufijtë me fëmijët e tyre dhe gjatë marrjes së dokumeenteve biometrike.

Vazhdojnë problemet e qytetarëve të Kosovës të cilët jetojnë në Maqedoni, me nxjerrjen e dokumenteve personale në institucionet e policisë. Problem sërish paraqitet nënshtetësia me ç`rast këta qytetarë nuk mund të paisjen me dokumente biometrike. Ratsi më i ri është është denoncuar nga Hanife Alia, e cila që 40 vite është martuar në Tetovë me Hisniriza Alia.Të dy kanë lidhur kurorë në vitin 1970 dhe që nga atëherë kanë marrë dokumentet pa asnjë problem. Kurse, këtyre ditëve Hanifja është refuzuar nga administrata e Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë që të mer pasaportë dhe letërnjoftim biometrik. Bashkëshorti Hisniriza Aliu thotë se më gati 40 vite asnjëherë nuk kanë pasur probleme me marrjen e dokumenteve.“Me bashkëshorten deri më tani nuk kemi pasur probleme, tash kur shkuam ti bëjmë dokumentet e saj biometrike na doli një problem se shoqja ime nuk ka nënshtetësi këtu.Në 1970 e kemi bë kurorëzimin dhe gjithmonë kemi pasur dokumente, ka marrë gjithnjë pasaportë dhe, asnjëherë nuk na kanë kërkuar nënshtetësi”, thotë Hisniriza. Ai shprehet se ky refuzim është i pakuptimtë dhe për këtë rast do të kërkojë ndihmë edhe tek institucionet tjera. “Do të ankohemi në të gjitha institucionet, si në Ministrinë e Drejtësisë, tek Avokati i Popullit dhe të shohim se pse del ky problem.Në letërnjoftim qëndron se është shtetase e Maqedonisë. Habitem se pse deri më tash nuk kemi patur pengesa e tash kemi”, thotë Alia.Nga sektori për punë të Brendëshme në Tetovë thonë se për rastin në fjalë kanë njohuri dhe e njejta duhet që të parashtrojë kërkesë për nënshtetësi dhe më pas pa asnjë problem do të marrë dokumentet biometrike. “Problemi qëndron se personi i cili ankohet, nuk ka numër rrjedhës që nxiret me nënshtetësinë. E njejta duhet që të parashtrojë kërkesë për nënshtetësi dhe më pas pa asnjë problem do të mundet që në afat sa më të shpejtë të mer dokumentet personale”, tha Shefik Bajrami, kryeshef i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë. Ky nuk është problemi i vetëm për qytetarët e Kosovës, sidomos me gratë të cilët janë të martuara në Maqedoni.Ata gjithnjë refuzohen për të marrë nënshtetësi edhe pse kanë krijuar familje në Maqedoni. Madje ata kanë probleme edhe kur kalojnë kufijtë me fëmijët e tyre dhe gjatë marrjes së dokumeenteve biometrike.

PROBLEME ME MARRJEN E DOKUMENTEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *