Home / Sport / Nevzat Bejta pret Berat Jakupin

Nevzat Bejta pret Berat Jakupin

“Falemenderojmë kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta për respektin si dhe vlerësimin që kanë për Beratin. Në emër të tij, në emrin tim, si dhe në emër të kombëtares së karatesë së Maqedonisë, falemenderojmë të gjithë ata që shprehin urime dhe përgëzojnë suksesin e arritur. Kjo për ne në përgjithsi, por për Beratin në veçanti është një shtytje e madhe për të vazhduar me punë serioze, që këta suksese të tejkalohen në të ardhmen”, është shprehur pas pranimit në Komunën e Gostivarit, trajneri i Berat Jakupit, Arlind Huseini.

Vazhdojnë urimet në adresë të karateistit Berat Jakupi, i cili në Evropianin e seniorëve në Hungari zuri vendin e tretë. Fituesi i medaljes së bronzit të mërkurën është pritur nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Numri një i Komunës së Gostivarit ka vlerësuar lartë suksesin e Jakupit, që vazhdon të prezentojë me nder shtetin dhe shqiptarët e Maqedonisë. Bejta përveç urimeve, Berat Jakupit i dhuroi një pllakatë me logon e Komunës së Gostivarit, si dhe një shpërblim në të holla në sumë prej 30 mijë denarëve. “Falemenderojmë kryetarin e Komunës së Gostivarit, z. Nevzat Bejta për respektin si dhe vlerësimin që kanë për Beratin. Në emër të tij, në emrin tim, si dhe në emër të kombëtares së karatesë së Maqedonisë, falemenderojmë të gjithë ata që shprehin urime dhe përgëzojnë suksesin e arritur. Kjo për ne në përgjithsi, por për Beratin në veçanti është një shtytje e madhe për të vazhduar me punë serioze, që këta suksese të tejkalohen në të ardhmen”, është shprehur pas pranimit në Komunën e Gostivarit, trajneri i Berat Jakupit, Arlind Huseini, i cili njëherit është edhe ndihmës seleksionues i kombëtares së karatesë së Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *