Home / Lajme / Maqedoni / Nimic – Ahmeti: Koha për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

Nimic – Ahmeti: Koha për zgjidhjen e emrit (VIDEO)

11 Maj – Ahmeti duke falënderuar Britaninë e Madhe për gjithë kontributin në Maqedoni dhe duke e përkujtuar që për paqen në Maqedoni edhe një ushtar Britanik humbi jetën, kërkoi angazhimin më të madh dhe të drejtpërdrejt të Londrës për zgjidhjen e çështjes së emrit që do ta rumbullakson gjithë këtë proces të përbashkët investues duke e integruar vendin në NATO dhe BE.

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nga Nju Jorku përcollën porosinë për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.

“Është koha më e mirë për ta zgjidhur çështjen e emrit dhe që politikanët duhet me guxim të ndërmarrin vendime të rëndësishme për të siguruar të ardhmen e vendit”, kanë theksuar Ahmeti dhe Nimic, me ç`rast ky i fundit siç mësohet ka shprehur faleminderime për kreun e BDI-së për siç thuhet këshillat e vlefshme dhe përpjekjet për të ndihmuar këtë proces.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbështetje më të madhe ndaj procesit të ndërmjetësit Nimic.

Delegacioni i lartë i BDI në selinë e Kombeve të Bashkuara u takua me ambasadoren amerikane në OKB, Rosemary Di Carlo.

Në këtë takim u ndanë kujtime për bashkëpunimin e suksesshëm në vitet 2007 dhe 2008, ndërsa Ahmeti theksoi që një shtytje e tillë ndërkombëtare nevojitet edhe sot kur duhet të zgjidhet përfundimisht çështja e emrit.

Ambasadorja Di Carlo nënvizoi përkrahjen amerikane për integrim të Maqedonisë në NATO, por edhe nevojën për arritje të kompromisit me fqiun jugor mbi çështjen e emrit që po mban larg Maqedoninë nga strukturat euroatlantike.
Më pas kanë vijuar takimet me ambasadorin Tatham nga Misioni i Përhershëm Britanik në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, i cili kishte njohuri të theksuar mbi rajonin dhe Maqedoninë që nga viti 2001. Edhe ambasadori Tatham ka theksuar se vendi i tij fuqimisht përkrah rrugëtimin e Maqedonisë drejt NATO dhe BE dhe njëkohësisht inkurajoi liderët politik që të bëjnë përpjekje për ta realizuar këtë proces sa më shpejt.

Ahmeti duke falënderuar Britaninë e Madhe për gjithë kontributin në Maqedoni dhe duke e përkujtuar që për paqen në Maqedoni edhe një ushtar Britanik humbi jetën, kërkoi angazhimin më të madh dhe të drejtpërdrejt të Londrës për zgjidhjen e çështjes së emrit që do ta rumbullakson gjithë këtë proces të përbashkët investues duke e integruar vendin në NATO dhe BE.

Kryetari Ahmeti zhvilloi edhe një takim në Misionin e Përhershëm të Republikës Franceze në OKB, k u përcollën mesazhe të njëjta për evrointegrimet, zgjidhjen e kontestit të emrit dhe reformat e brendshme në Maqedoni.

Që të tre Misionet e Përhershme, të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës, janë anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB- së.

AHMETI – NIMIC: TANI ËSHTË KOHA PËR ZGJIDHJEN E EMRIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *