Home / Lajme / Maqedoni / Një i plagosur në Shkup

Një i plagosur në Shkup

25 maj-21 vjeçari ka pësuar një goditje me thikë, duke marrë lëndim të rëndë. Djaloshi i plagosur ka arritur që të arratiset në drejtim të pjesës qendrore të qytetit, me ç`rast është takuar nga një patrullë policore e cila e ka dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkupit. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një incident ndëretnik.

Një person u plagos mbrëmë si pasojë e një sulmi nga një grup të rinjsh në afërsi të Bibliotekës Universitare në Shkup. Siç mësohet 21 vjeçari nga Dellçeva i shoqëruar edhe nga katër të rinj të tjerë janë sulmuar nga një grup të rinjsh prej mbi 15 vetash.

21 vjeçari ka pësuar një goditje me thikë, duke marrë lëndim të rëndë. Djaloshi i plagosur ka arritur që të arratiset në drejtim të pjesës qendrore të qytetit, me ç`rast është takuar nga një patrullë policore e cila e ka dërguar me urgjencë në Spitalin e Shkupit. Jozyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një incident ndëretnik. Një pjesë e mediave maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për një sulm të ndërmarrë nga të rinj të komunitetit shqiptar. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *