Home / Lajme / Maqedoni / Një shqiptar nga Gostivari vritet duke luftuar në Siri ( VIDEO )

Një shqiptar nga Gostivari vritet duke luftuar në Siri ( VIDEO )

28 Maj – Para disa ditësh edhe një shqiptar tjetër ka humbur jetën në luftën kundër pushtetit të presidentit Assad. I riu nga Gostivari raportohet të ketë qenë pjesë e lëvizjes opozitare “Jabha el-nusrah”.

Rasimi është vullnetari i parë nga Maqedonia që ka humbur jetën në Siri.

Kohë më parë mediat raportuan për Naman Demolli, shqiptarin nga Kosova që u vra i rreshtuar në krah të kryengritësve në Siri, në luftë për çlirim nga regjimi i presidentit Bashar al-Assad. Ky lajm i hapi rrugë informatave se në Siri ka edhe grupe të tjera shqiptarësh prej dhjetëra pjesëtarësh, të armatosur mirë dhe që kanë nën kontroll territore të caktuara në shtetin aziatik.

Më pas, u raportua edhe për Muaz Ahmeti nga fshati Tërnoc i komunës së Bujanocit, i cili u vra gjatë luftimeve të Sirisë, në të cilat po merrte pjesë si vullnetar i forcave çlirimtare.

VRITET SHQIPTARI NGA GOSTIVARI NË SIRI ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *