Home / Lajme / Maqedoni / Një shtetas rumun është zbuluar me mbi shtatë kilogram marijuanë në Qafëthanë

Një shtetas rumun është zbuluar me mbi shtatë kilogram marijuanë në Qafëthanë

13 maj-Pas procedurës paraprake të zbatuar nga hetimi është konfirmuar se i dyshuari, për kompensim prej 1.000 euro është dashur ta transportojë marijuanën nga Shqipëria deri në Sofje. Sipas deklaratës së të dyshuarit, organizator i transportit të drogës është një shtetas bullgar nga i cili i dyshuari paraprakisht e kishte blerë automjetin dhe nga i cili ka marrë orientime të detajuara për transportin.

Nëpunësit doganor në vendkalimin Qafëthanë dje kanë penguar tentim për transport të drogës narkotike-marijuanë.

Siç informojnë nga Drejtoria doganore, mbrëmë rreth orës 19:30, në vendkalimin kufitar Qafëthanë, për hyrje në Republikën e Maqedonisë është paraqitur një automobil i markës “golf” me targa të regjistrimit bullgar i drejtuar nga G.M.D. 37 vjeçar shtetas rumun. Në pyetje të doganierëve nëse kanë diçka për të paraqitur për doganim, ai është përgjigjur negativisht, duke shtuar se po shkon për në Rumani, por nëpunësi ka dyshuar në deklaratën e tij dhe ka kryer kontroll të detajuar te udhëtari dhe automjeti.

Në pjesën e brendshme të automjetit, janë gjetur tetë paketime me marijuanë, me sasi të përgjithshme prej rreth 7,39 kilogramë.

Pas procedurës paraprake të zbatuar nga hetimi është konfirmuar se i dyshuari, për kompensim prej 1.000 euro është dashur ta transportojë marijuanën nga Shqipëria deri në Sofje. Sipas deklaratës së të dyshuarit, organizator i transportit të drogës është një shtetas bullgar nga i cili i dyshuari paraprakisht e kishte blerë automjetin dhe nga i cili ka marrë orientime të detajuara për transportin.

Drejtoria doganore ngriti kallëzim penal kundër shtetasit rumun për kryerje të veprës penale “Prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”. Kryerësi është nxjerrë edhe para gjykatës hetuese.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *