Home / Lajme / Maqedoni / Nje strugane 16 vjecare u vetëvra

Nje strugane 16 vjecare u vetëvra

Bje vajze 16 vjece nga Dellogozhda e Struges konsumon ilace dhe vdes.

Një vajzë 16 vjeçare nga Dollogozhda e Strugës mbrëmë ndërroi jetë si pasojë e konsumimit të një sasie të madhe të ilaçeve – tableta.

Policia e Ohrit informoi se bëhet fjalë për Fatlinda.M, e cila mbrëmë është sjellë me urgjencë në Spitalin e Strugës, pa shenja jete dhe se menjëherë është konstatuar vdekja e saj.

Fatlinda ishte nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Pas kthimit të saj nga shkolla, ajo ishte mbyllur në dhomën e saj dhe se kishte konsumuar një sasi të madhe të tabletave të ndryshme farmaceutike.

Familjarët e saj pas disa orëve e gjetën ate në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se menjëherë u drejtuan për ndihmë mjekësore. Policia pas ekspertizës së kryer bëri të ditur se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune. Kjo ngjarje ka tmerruar dhe shqetësuar sot qytetarët e Strugës. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *