Home / Lajme / Maqedoni / ONE ofron 36 % zbritje, televizionet të pavendosur (VIDEO)

ONE ofron 36 % zbritje, televizionet të pavendosur (VIDEO)

14 Maj – Edhe pse operatori ONE bëri ulje të shërbimeve të saj sipas informacioneve të televizonit Koha pjesa dërmuese e televizionveve ende nuk janë të kënaqurë me shumën totale që duhet të paguajnë në mometin e digjitalizimit, sa për ilustrim përkundër kësajë zbritje një televizion lokal I cili dëshiron të digjitalizohet duhet të paguajë për paisje dhe liçenca 52 mijë euro, që për mometin është një shumë e pa aritur duke marrë parasyshë zhvillimiet ekonomike në treg.

Operatori e telekomunikacionit ONE i zvogëloi çmimet për emetim digjital të serviseve programore, si për televizionet kombëtare, ashtu edhe për ato rajonale.

Siç informojnë nga kompania, zvogëlimi i çmimit është në bazë të kërkesës së ministrit për shoqëri informatike Ivo Ivanovski, e me qëllim të -mundësojmë që procesi i digjitalizimit të zbatohet.”Në tenderin për digjitalizimin i përmendëm çmimet tona.

Me kërkesë të ministrit Ivanovski, vendosëm ta optimizojmë atë proces dhe çmimet t’i zvogëlojmë në atë nivel të cilin televizionet e dëshirojnë, me qëllim që ta ndihmojmë atë proces të digjitalizimit”, deklaroi drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë, Ciril Kafol.Ai potencoi se nuk ka pengesa në zbatimin e procesit të digjitalizimit dhe se ata si kompani janë të gatshëm që ai të fillojë më 1 qershor 2013.

ONE është teknikisht i gatshëm për digjitalizimin e ardhshëm dhe tërësisht i respekton obligimet në pajtim me tenderin në të cilin është zgjedhur që ta zbatojë digjitalizimin e sinjalit televiziv, e që megjithatë është obligim ndërkombëtar që Maqedonia duhet ta plotësojë sipas Marrëveshjes së Gjenevës nga viti 2006.

Zvogëlimi i çmimit, siç kumtojnë nga ONE, është në përqindjen e kërkuar, respektivisht 36 për qind nga vlera iniciale, në rast të pagesës në bazë vjetore. Me këtë zvogëlim, çmimi i televizioneve kombëtare do të jetë 99.840 mijë euro, respektivisht 13.056 mijë euro për televizionet rajonale.

Përfitimet nga digjitalizimi për qytetarët janë cilësi e vazhdueshme e sinjalit, zgjedhje e disa programeve, mundësi për mënyrë mobile dhe transmetuese të pranimit dhe mundësi të vogla për reflektim gjatë riprodhimit.

Edhe pse operatori ONE bëri ulje të shërbimeve të saj sipas informacioneve të televizonit Koha pjesa dërmuese e televizionveve ende nuk janë të kënaqurë me shumën totale që duhet të paguajnë në mometin e digjitalizimit, sa për ilustrim përkundër kësajë zbritje një televizion lokal I cili dëshiron të digjitalizohet duhet të paguajë për paisje dhe liçenca 52 mijë euro, që për mometin është një shumë e pa aritur duke marrë parasyshë zhvillimiet ekonomike në treg.

Këto ditë në kuvendin e Maqedonisë me procedur të përshpejtuar duhet të sillen ndryshimet e ligjit për radiodifuzion ku mediumet shqiptare, kanë propozuarë amandanetet e tyre nëpërmjet grupeve parlametare, me të cilët kërkohet që të mundësohet emitim të televizoneve në rrjetet kabllovike në nivel lokal, regjional dhe nacional, si dhe disa kërkesa të tjera.Varësisht nga epilogu I ndryshimeve ligjore, televizonet do të vendosin se si do të veprojnë.

ONE OFRON 36% ZBRITJE, TELEVIZIONET TË PAVENDOSURA ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *