Home / Lajme / Maqedoni / Opozita paralajmëron zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Opozita paralajmëron zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

15 maj-“Konstelacioni i raporteve midis partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe antagonizmat antiamerikane në mediat proqeveritare si dhe pozicioni karshi BE-së, na rikujtopn vitin 2008 dhe 2011 dhe kjo na jep të drejtën për të besuar se pushteti po përgadit terren për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Petrov.

Opozita maqedonase ka paralajmëruar sot mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare nga ana e VMRO-DPMNE-së së kryeministrit Gruevski.

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Andrej Petrov theksoi se ekziston mundësia e këtyre zgjedhjeve dhe se kjo frymë po imponohet nga ana e partisë më të madhe maqedonase në pushtet.

“Konstelacioni i raporteve midis partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI si dhe antagonizmat antiamerikane në mediat proqeveritare si dhe pozicioni karshi BE-së, na rikujtopn vitin 2008 dhe 2011 dhe kjo na jep të drejtën për të besuar se pushteti po përgadit terren për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Petrov.

Ai nuk ka saktësuar se kur mund të organizohen zgjedhjet, por nga ana tjetër, ka përjashtuar çdo lloj optimizmi të bashkësisë ndërkombëtare se do të ndodhë arritja e kompromisit për emrin.

Sekretari i përgjithshëm i partisë opozitare maqedonase nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicionimi me Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në komunën e Tetovës, ku akoma nuk ka marrëveshje mes BDI që ka fituar shumicën dhe VMRO-DPMNE, e cila po kalkulohet për koalicionim komunal. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *