Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Tërësisht të implementohet marrëveshja e 1 marsit ( VIDEO )

Orav: Tërësisht të implementohet marrëveshja e 1 marsit ( VIDEO )

7 Maj- E para dhe më eë rëndësishmja është implementimi i marrëveshjes së 1 marsit. Shumë punë janë bërë – opozita u kthye në Parlament dhe mori pjesë në zgjedhjet lokale, kryesuesit me Këshillin kombëtar për eurointegrime janë ftuar dhe morën pjesë në mbledhjen në kuadër të Dialogut qasës të nivelit të lartë, por ende nuk u kompletuar Komisioni për ndriçimin e ngjarjeve prej 24 dhjetorit dhe nuk u nënshkrua memorandum për mirëkuptim mes partive”, tha Orav

Maqedonia duhet të përparojë në kuadër të eurointegrimeve, ndërsa një nga detyrat prioritare për këtë qëllim është implementimi i marrëveshjes prej 1 marsit, deklaroi sot euroambasadori Aivo Orav në pyetjen e gazetarëve për eurooptimizmin e BDI-së.

“Duhet të përparoni drejt BE-së, ndërsa në BE shpresojmë se vendi juaj këtë do ta bëjë aktivisht dhe në mënyrë perfekte. Raporti i pranverës, i cili është shpallur, ishte pozitiv, por ka përmbajtur edhe vërejtje të shumta të cilat po ashtu duhet të adresohen sa më shpejtë. E para dhe më eë rëndësishmja është implementimi i marrëveshjes së 1 marsit. Shumë punë janë bërë – opozita u kthye në Parlament dhe mori pjesë në zgjedhjet lokale, kryesuesit me Këshillin kombëtar për eurointegrime janë ftuar dhe morën pjesë në mbledhjen në kuadër të Dialogut qasës të nivelit të lartë, por ende nuk u kompletuar Komisioni për ndriçimin e ngjarjeve prej 24 dhjetorit dhe nuk u nënshkrua memorandum për mirëkuptim mes partive”, tha Orav, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi në Shkup e promovuan projekt iniciativën e re “Të rinjtë për Evropën”.

ORAV: TËRËSISHT TË IMPLEMENTOHET MARRËVESHJA E 1 MARSIT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *