Home / Lajme / Maqedoni / Parku teknologjik për nevojat e studentëve dhe sferën e biznesit

Parku teknologjik për nevojat e studentëve dhe sferën e biznesit

Vetëm para disa viteve studentët mësonin literaturë të vjetër e cila nuk hynte në punën praktike studentëve të ekonomisë. Me reformat e fundit të cilët bëhen në vazhdimisë, sidomos me krijimin e programeve studimore në bashkëpunim me universitete dhe sektorin e biznesit, tashmë krijohen mundësi që këto kuadro të jenë të afta për të udhëhequr me bizneset”, tha Ministri Saraqini.

Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, është hapur parku Teknologjik. Për herë të parë në një universitet në Maqedoni, hapet një park i këtillë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm Ministri i Ekonomisë dhe i Arsimit dhe Shkencës, Valon Saraçini dhe Pançe Kralev , kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi dhe drejtues të parkut dhe niversitetit. Sipas Ministrit të Ekonomisë, parku teknologjik është një dëshmi se në Universitetin e Evropës Julidnore në Tetovë ekziston një infratsrukturë solide dhe një kuadër shkencor që mund të jetë bartës i proceseve inovative tek ne, ndërsa do të sigurojë edhe zabtimin praktik të njohurive ekzistuese dhe transferimin e tyre në zgjidhjen e problemeve specifike në ekonomik, do të nndikon në inkuarjimin e zhvillimit dhe stimulimin e eskprotit. “Pritjet e qeverisë dhe ministrisë së ekonomisë janë, që përmes parqeve teknologjike do të nxietn lidhjet midis shkencës, teknologjisë dhe ekonomisë me qëllim të ëprshpejtimit të procesit të zhvillimit dhe avancimit teknologjik”, tha Ministri Saraqini.Ai më tej theksoi se në kontinuitet qeveria bën reforma në sistemin arsimor që ato të jenë të përshtatshme me nevojat e tregut. “Vetëm para disa viteve studentët mësonin literaturë të vjetër e cila nuk hynte në punën praktike studentëve të ekonomisë. Me reformat e fundit të cilët bëhen në vazhdimisë, sidomos me krijimin e programeve studimore në bashkëpunim me universitete dhe sektorin e biznesit, tashmë krijohen mundësi që këto kuadro të jenë të afta për të udhëhequr me bizneset”, tha ministri i ekonomisë Valon Saraqini. Ndërkaq Ministri i arsimit Pançe Kralev, theksoi se parqet teknologjike janë instrument strategjik për zhvillim regjional, të cilët duke lidhur kompanitë dhe fakultete e nxisin zhvillimin e tregut të punës dhe shoqërisë. “Stimulojnë inovacionet dhe kontribuojnë për komercializimin e rezultateteve nga hulumtimet shkencore. Ndërlidhja mes shkencës dhe ndërmarrëssisë përmes institucionit Park Teknologjik, rezulton me zhvillim të shpejtë të ndërmarrësisë thellësisht në teknologjitë e larta, si kusht oër një zhvillim dinamik të ekonomisë”, tha Kralev. Sipas tij, ky park duhet të ketë ëpr qëllim krijimin e motivimit dhe klimës për zhvillim të komapnive, promovimin e vetëpunësimit si trend bashkohor për zgjidhjen e problemit të papuënsisë, duhet që të jep një imazh më të mirë për ndërmarrësinë, duhet të sigurojë informata detale dhe të foorjë zgjidhje për problemet me të cilat përballen kompanitë. Drejtori i këtij parku Azir Aliu, tha se Parku Teknologjik si institucion do të ndihmojë që në një vend profesrorët, hulumtuesit, studentët dhe biznesi të bashkëpunojnë me objektivin për të futur inovacione si në akademi poashtu edhe në industri. “Me hapjen e këtij parku në universitetin tonë, me kapacitet prej afër 650 metra katrorë, qëllimi është që të krijohet një ambient brenda universitetit që do të mundësojë lidhje më të ngushta dhe të qëndrueshme ndërmjet akademisë dhe industrisë për të kthyer njohuritë dhe ekspertizat në veprime dhe projekte konkreteve në prodhim dhe investrime”, tha Aliu. Kurse rektori i UEJL-së Zamir Dika, theksoi se UEJL disponon me një potencial kadrovik ndërkombtarisht të verifikuar në lëminë e shkencave kompjuterike, inxhiniersisë kompjuterike dhe informatikës së biznesit dhe UEJL nuk u udhëhoq me idenë e të kopjuarit të koncepteve, por me idenë e analizës së resurseve, tregun dhe nevojën e tij, duke e përshtatuar atë me potencialet dhe aspiratat e universitetit.” Sot, beteja e kompanive në treg dhe zhvillim, është konkurrenca rreth kuadrit profesional që ato disponojnë. Pra, rreth resurseve njerëzore. UEJL, përkatësisht Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore ka studentë të shkëqlyer, e të cilëve me këtë rast, ju ofron mundësinë që, së pari nëpërmjet kompanive në Park të punojnë drejtpërdrejtë në projekte konkrete gjatë studimeve të tyre. Gjithashtu, nëse kanë ide për zhvillim të biznesit atëherë do t’ju ofrojmë infrastrukturë për të zhvilluar idetë, edhe atë në bashkëpunim me tregun real, si dhe mundësitë për angazhim dhe punësim”, tha Dika. Para të pranishmëve foli edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e cila nënvizoi se rëndësia e këtij parku është shumë domethënës për studentët dhe kuadrin arsimor në këtë universitet I cili sipas saj gjithnjë ndjek trendet e zhvillimit në botë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *