Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë

Parlamenti Evropian e miratoi rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë

23 maj-Për rezolutën e propozuar nga britaniku Riçard Hovit, votuan 505 eurodeputetë, 61 ishin kundër ndërsa 31 të përmbajtur. Me këtë rezolutë PE-ja edhe njëherë qartë kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë në qershor të këtij viti.

Parlamenti Evropian me shumicë të madhe e miratoi rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012.

Për rezolutën e propozuar nga britaniku Riçard Hovit, votuan 505 eurodeputetë, 61 ishin kundër ndërsa 31 të përmbajtur. Me këtë rezolutë PE-ja edhe njëherë qartë kërkoi nga Këshilli i Bashkimit Evropian fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë në qershor të këtij viti.

Gjatë votimit u miratuan një pjesë e amendamenteve të parashturara nga Jelko Kacin dhe Norica Nikollai “Grup i liberalëve dhe demokratëve), derisa ra amendamenti i Kornelisenit për propozimin grek për emrin si bazë e negociatave dhe ai i Çarls Tanok, i cili kërkonte të mos emërohen veçanërisht “qytetarët me identitet bullgar” në pjesën e rezolutës ku inkurajohet ndërrmarja e masave për tejkalimin e ndarjeve sipas bazës etnike dhe nacionale.

Paraprakisht, në Parlamentin e komitetit të përzier parlamentarët e Maqedonisë dhe të Evropës njëzëri i miratuan deklaratën e përbashkët, që është rasti i parë në 11 mbledhjet e deritanishme, ndërsa e cila përputhet me tekstin e Riçard Hovit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *