Home / Lajme / Maqedoni / Partia GERB e Bojko Borisov fitoi zgjedhjet në Bullgari

Partia GERB e Bojko Borisov fitoi zgjedhjet në Bullgari

13 maj-Sipas rezultateve të para jozyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Sofje, GERB e Borisovit ka fituar 31,38 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë radhitet Partia Socialiste me 27,34 për qind.

Partia konservative bullgare GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare.

Sipas rezultateve të para jozyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Sofje, GERB e Borisovit ka fituar 31,38 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë radhitet Partia Socialiste me 27,34 për qind.

Në Parlamentin e përbërë prej 240 deputetëve kanë hyrë në Parlament vetëm edhe dy parti tjera si partia e turqve MRF me 9,15 për qind dhe partia ultranacionaliste bullgare Ataka me 7,60 për qind. Ish-kryeministri Borisov i cili dha dorëheqje pas protestave dhe revoltës së qytetarëve për shtrenjtimet në Bullgari, duke çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pritet që të nis bisedimet për formimin e koalicionit të ri qeveritar.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *