Home / Sport / Pasioni për Messin në Doha

Pasioni për Messin në Doha

“Unë e kam parë se si sillen yjet por ai ishte me këmbë në tokë dhe aq njerëzor. U habita se si një yll futbolli mund të jetë kaq i thjeshtë”, tha Feras Ammar Anabtawi nga Palestina.

Fituesi i katër Topave të Artë Lionel Messi ka qënë i ftuar nderi në kryeqytetin e Katarit Doha ku është takuar me gazetarë dhe fansa të shumtë, të cilët dëshironin me çdo kusht të takonin “Mesian” e futbollit.

Një grup fëmijësh nga Katari, Palestina, Indonezia, Iraku, Algjeria, Tunizia, Oman, Kuvajti dhe ishujt Maldive kishin mbërritur në Doha për tu takuar me futbollistin më të mirë në botë.

“Të them të drejtën, mbrëmë nuk kam fjetur fare nga fakti që e takoja”, tha Majid Said al-Shebli nga Omani.

“Unë e kam parë se si sillen yjet por ai ishte me këmbë në tokë dhe aq njerëzor. U habita se si një yll futbolli mund të jetë kaq i thjeshtë”, tha Feras Ammar Anabtawi nga Palestina.

Për Ibn Sina nga Bagdati, i cili ka humbur një këmbë në një aksident rrugor, kjo ishte një ëndërr e kthyer në realitet: “Unë gjithmonë kam dashur të takoj Messin. Sot, ëndrra ime u bë realitet dhe jam shumë i lumtur”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *