Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohen varrezat e qytetit në Gostivar (VIDEO)

Pastrohen varrezat e qytetit në Gostivar (VIDEO)

3 Maj – “Jemi këtu për të promovuar shtëpinë që e kemi rregulluar e që e shfrytëzojnë të dy pjesëtarët e të dyja komuniteteve musliman dhe krishterë. Me pastrimin e mbeturinave e nisëm nga varrezat, sepse këtu vijnë gjithë qytetarët për të bërë varrimin e njerëzve të tyre, qoftë nga radhët e komunitetit shqiptar, turk, rom, maqedonas dhe u krijojmë kushte të mira kur vijnë ti vizitojnë të parët e tyre. Në të ardhmen nuk do lejmë asnjë mbeturinë në asnjë vend”, tha kryetari Bejta.

Është duke u realizuar faza e parë e pastrimit, rregullimit dhe mirëmbajtjes së varrezave të reja të qytetit në Gostivar. Vlera e investimit është 120 mijë denarë, kurse mjetet janë ndarë ndërmarrja publike “Komunalec”. Kryetari i Komunës Nevzat Bejta dhe drejtori i NP “Komunalec”, Memedali Xhaferi i vizituan varrezat e qytetit ku nga afër panë punët që janë duke u realizuar atje. Kryetari Bejta konsideron se varrezat janë vende shumë të ndjeshme sepse lidhen ngushtë me emocionet dhe ndjenjat e qytetarëve të cilët aty kanë të parët ose më të dashurit e tyre. Ky fakt, tha Bejta na obligon që ne të kujdesemi, t’i mirëmbajmë dhe të tregojmë kujdes për ata që ishin si ne duke marrë para sysh se edhe ne do të bëhemi si ata.

“Jemi këtu për të promovuar shtëpinë që e kemi rregulluar e që e shfrytëzojnë të dy pjesëtarët e të dyja komuniteteve musliman dhe krishterë. Me pastrimin e mbeturinave e nisëm nga varrezat, sepse këtu vijnë gjithë qytetarët për të bërë varrimin e njerëzve të tyre, qoftë nga radhët e komunitetit shqiptar, turk, rom, maqedonas dhe u krijojmë kushte të mira kur vijnë ti vizitojnë të parët e tyre. Në të ardhmen nuk do lejmë asnjë mbeturinë në asnjë vend”, tha kryetari Bejta.

Drejtori i ndërmarrjes publike Memedali Xhaferi, tha se do të bëhet pastrimi i disa deponive të vogla të krijuara nga persona të papërgjegjshëm, sepse vendet e këtilla, nuk ju ka hije të mbulohen nga mbeturinat.

“Për momentin jemi duke pastruar pjesën e rrethojave të varrezave të qytetit nga njerëz të papërgjegjshëm që kanë hedhur mbeturina përgjatë gardhit rrethues. Duke ditur specifikën e varrezave të qytetit, ne vendosëm të bëjmë një pastrim më të detajuar në kësaj hapësire. Do të behet rehabilitimi i shtëpizës që shfrytëzohet për mirëmbajtjen e varrezave dhe do të gjelbërohen disa hapësira rreth varrezave”, theksoi Xhaferi,

Në të ardhmen e afërt do të behet edhe rregullimi i rrugicave ndërmjet varrezave.

PASTROHEN VARREZAT E QYTETIT NË GOSTIVAR ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *