Home / Lajme / Maqedoni / Pastrohet lumi në fshatin Radiovcë (VIDEO)

Pastrohet lumi në fshatin Radiovcë (VIDEO)

13 Maj – “Kjo që bëjmë tani është vetëm preventivë. Për ta zgjidhur tërësisht duhet rregulluar shtrati i lumit, duhet angazhuar një shtëpi projektuese për të bërë projektin që do e zgjidhte një herë e për gjithmonë. Kjo situatë na përsëritet kohë pas kohe dhe dëmet që shkakton kjo situatë janë më të mëdha se sa rregullimi i shtratit një herë e përgjithmonë”, tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Brvenicës.

Autoritetet e pushtetit lokal në Bërvenicë kanë nisur aksionin e pastrimit të lumit të fshatit Radiofcë I cili gjatë reshjeve të shiut përmbyti shumë hektarë tokë pjellore dhe shtëpi të këtij fshatiKryetari i Komunës i Komunës, Enver Pajaziti thotë se po punohet për zgjidhjen e problemit.

“Kjo që bëjmë tani është vetëm preventivë. Për ta zgjidhur tërësisht duhet rregulluar shtrati i lumit, duhet angazhuar një shtëpi projektuese për të bërë projektin që do e zgjidhte një herë e për gjithmonë. Kjo situatë na përsëritet kohë pas kohe dhe dëmet që shkakton kjo situatë janë më të mëdha se sa rregullimi i shtratit një herë e përgjithmonë”, tha Enver Pajaziti, kryetar i komunës së Brvenicës.

Nga vërshimet e ditëve të fundit në këtë fshat u dëmtuan 300 hektarë tokë dhe u vërshuan dhjetëra shtëpi.
Reshjet e shiut të cilët përfshinë rajonin e Pollogut kanë rritur nivelin e ujit në Lumin Vardar në komunën e Jegunocit mbi pikën kritike. Krahas dëmeve nëpër shtëpi poashtu kanë pësuar edhe bujqit të cilët theksojnë se të gjitha të mbjellurat janë dëmtuar dhe pasi që të tërhiqet uji do të vlerësohen dëmet. Për shkak të daljes nga shtrati të Lumit Vardar, është ndaluar për qarkullim rruga lokale Tudencë-Siriçinë. Ndërkohë, nga ministria e Bujqësisë njësia rajonale në Tetovë, thonë se deri më tash nuk kanë arritur ankesa nga bujqit për dëme të shkaktuara në fushën e Tetovës.

PASTROHET LUMI NË FSHATIN RADIOVCË ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *