Home / Sport / Pelegrini pohon: Kam marrëveshje verbale me Sitin!

Pelegrini pohon: Kam marrëveshje verbale me Sitin!

Trajneri i Malagas, Manuel Pelegrini, ka konfirmuar se ka një akord parimor me Mançester Sitin ndërsa shpreson që shumë shpejt të marrë edhe ofertën zyrtare për të marrë drejtimin e kësaj skuadre.

“Jam përkushtuar që Mançester Siti të jetë prioriteti im. Kam një marrëveshje verbale me këtë klub dhe shpresoj që ajo të mbyllet me sukses”, tha trajneri kilian për një radio spanjolle.
59 vjeçari, i cili në të kaluarën ka drejtuar skuadra si Vijareal dhe Real Madrid, tha javën e kaluar se po largohej nga Malaga ku ka qëndruar për 2 sezone e gjysmë. Menjëherë, ai u përmend si trajneri i ardhshëm i Mançester Sitit, meqenëse mediat angleze e spanjolle konfirmuan se kishte pasur biseda të vazhdueshme me drejtues të këtij klubi.
“Unë jam motivuar shumë nga një projekt kaq entuziazmues si ky i Malagas. Por të jesh në gjendje të ndërtosh një klub është po aq e rëndësishme sa të shkosh në një institucion ku të jepet mundësia të luftosh për tituj. Por nuk mund të thuash se gjërat kanë përfunduar deri në momentin kur hedh firmën në kontratë”, paralajmëroi ai.
Pelegrini shkëlqeu në drejtimin e Vijareal kur u ul në pankinën e kësaj skuadre në vitin 2004, pasi i udhëhoqi drejt vendit të tretë në renditje në kampionat dhe çerekfinalet e Kupës UEFA. Në sezonin pasardhës, kjo skuadër arriti deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, për t’u eliminuar nga Arsenali me rezultatin e përgjithshëm 1-0. Më pas ai kaloi te Real Madrid, por nuk kishte suksese me këtë skuadër, duke u larguar brenda të njëjti sezon nga drejtimi i madrilenëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *