Home / Lajme / Maqedoni / Për 36 për qind të ulet kompensimi vjetor për digjitalizimin e televizioneve (VIDEO)

Për 36 për qind të ulet kompensimi vjetor për digjitalizimin e televizioneve (VIDEO)

11 Maj – Qeveria kërkon nga operatori ONE që për 36 për qind t’i ulë çmimet vjetore që televizionet kombëtare dhe ato rajonale duhet t’i paguajnë për digjitalizimin.

Kjo do të thotë se televizionet kombëtare në vend të shumës së tanishme prej 156 mijë euro, do të duhej të paguajnë vetëm 100 mijë euro për digjitalizim, ndërsa ato rajonale në vend se 20 mijë e 400 euro, tani do të duhej të paguajnë vetëm 13 mijë e 56 euro. Ministri i Shoqërisë Informatike i bëri thirrje operatorit celular ONE që të ulet me televizionet, por edhe me menaxherët në Lubjanë dhe t’i kontraktojnë çmimet e reja. Ai shprehet se nëse nuk arrihet marrëveshje, prej një qershorit televizionet do të emetojnë sinjal digjital përmes operatorit kabllor. “Nëse nuk merren vesh deri më 1 qershor, ekziston mënyrë që të gjitha televizionet të emetojnë përmes operatorit kabllor. Atëherë cili është qëllimi? Qëllimi është që të fitohet televizion digjital. Ndërsa të gjithë nuk do të mbeten të emetojnë përmes kabllores për shkak se disa tashmë kanë vendosur marrëveshje me ONE”, tha Ivo Ivanovski – ministër i Shoqërisë Informatike.

Përfaqësuesit e mediave komerciale, shprehen se kanë ende vërejtje që duhet të përmirësohen para se të miratohen ndryshimet në ligjin për radiodifuzion në pjesën rreth digjitalizimit, si dhe në ligjin për media.Ministri Ivanovski mbetet në qëndrimin se digjitalizimi do të fillojë prej një qershorit, pa qenë i sigurt se ligji do të marrë dritë jeshile dhe do ta gëzojë mbështetjen e deputetëve në Kuvend.

PËR 36% TË ULET KOMPENSIMI VJETOR PËR DIGJITALIZIMIN E TELEVIZIONEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *