Home / Sport / Perez: Nuk do ta shisja Ronaldon as për 1 miliard euro!

Perez: Nuk do ta shisja Ronaldon as për 1 miliard euro!

Florentino Perez ka ide të qarta mbi të ardhmen e figurës kryesore të skuadrës së tij, Kristiano Ronaldos, ndërsa ka pranuar publikisht që ka si qëllim që të konkretizojë sa më shpejt një rinovim afatgjatë me futbollistin portugez.

“Unë nuk do ta shisja Kristiano Ronaldon as për 1 miliard euro, do të dëshiroja që të qëndronte në Madrid deri në fundin e karrierës së tij sportive”, ishte deklarata e presidentit të Realit në një emision radiofonik në Spanjë. “Do të bëj gjithçka që kam mundësi për t’i rinovuar kontratën. Ai ka edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen me ne, është futbollisti më i mirë në botë dhe ne do të dëshironim t’i jepnim një impuls sportiv ekipit me atë si lider, si emblemë të këtij klubi”.
“Ai është një fitimtar dhe ajo që dëshiron është të fitojë trofe dhe “Topin e Artë” për shumë vite me radhë. Reali i Madridit është klubi i duhur për ta bërë një gjë të tillë. Kur ishte i trishtuar, folëm bashke dhe i thashë se do të bëja të pamundurën që të kthehej të ishte i lumtur përsëri. Dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu për shumë vite me radhë”, konfirmoi Perez.
Më pas, duke folur për të ardhmen e klubit, Perez bëri të qartë se ideja e tij ishte që të afrohej një trajner që të siguronte Ligën e Kampioneve, atë që Murinjo nuk arriti ta bënte dot.
“Ançeloti nuk mund të thotë se ka marrë një ofertë nga Real Madrid pasi realisht nuk ekziston një e tillë. A duam një trajner si Ferguson? Pavarësisht se e vlerësoj shumë si trajner, mund të them se ka fituar vetëm dy herë Ligën e Kampioneve në 26 vite. Trofeun e 10-të nuk duam ta fitojmë se është bërë një obsesion por se e meritojmë realisht”, deklaroi numri 1 i madrilenëve.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *