Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi Konferenca e 10-të e kryetarëve të parlamenteve ( VIDEO )

Përfundoi Konferenca e 10-të e kryetarëve të parlamenteve ( VIDEO )

28 Maj – Me miratimin e deklaratës dhe dokumenteve për rregullat dhe modalitetet për zhvillim të mëtejshëm të dimensionit parlamentar të Partneritetit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL) dhe formimin e asamblesë parlametare, sot ka përfunduar Konferenca e 10-të dyditore e kryetarëve të parlamenteve të PBEJL-së që mbahet në Ohër.

Në konferencë marrën pjesë kryetari i Kuvendit kombëtar bullgar Mihail Mikov, spikeri kroat i Parlamentiti Josip Leko, krytari i Dhomës përfaqësuese të rumune Valeriu Zgonea dhe zëvendëskrytearti i Senatit Florin Konstantinesku, kryetari i Kuvendit kombëtar serb Nebojsha Stefanoviç, kryetar i Kuvendit të madh turk Xhemil Çiçek, kryteari i Këshillit kombëtar slloven Mitja Bervar dhe nënkryetari i Kuvendit kombëtar Renata Brunskole, si dhe nënkryetarët e Kuvendit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, Milorad Zhivkoviç dhe Suljo Mustafiq. Për shkak të zgjedhjeve në Shqiplëri në konferencën në Ohër Shqipëria përfaqësohet nga kryetari i Komitetit parlmentar për politikë të jashtme Fatos Beja, ndërsa nga Greqia merr pjesë një përfaqësues për bashkëpunim rajonal dhe partneritet në kuadër të PBEJL-së. Kjo është konferenca e parë që mbahet në kuadër të javës përmbyllëse të kryesimit të Maqedonisë me PBEJL-së. Në kuadër të PBEJL-së nesër në Ohër do të mbahet Takimi i drejtorëve politikë të procesit, më 30 maj Takimi i gjashtë vjetor i Këshillit rajonal për bashkëpunim (KRB), ndërsa më 31 maj edhe Takimi formal i ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në PBEJL. Si pjesë e kryesimit të Maqedonisë me PBEJL-në më 1 qershor në Ohër do të mbahet Samiti i shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve pjesëmarrëse në PBEJL.

Më 2 qershor, në Strugë është parashikuar mbajtja e Samitit të 11-të i shefave të shteteve të EJL-së në kornizat e forumit Dialog mes civilizimeve.

Deputetja Ermira Mehemeti Devaja tha se kjo aritura më e madhe e kësajë konferencë është formimi i Asamblesë parlamentare.

PËRFUNDOI KONFERENCA E 10-të E KRYETARËVE TË PARLAMENTEVE ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *