Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet Harun Aliun – komandant Kushtrimin

Përkujtohet Harun Aliun – komandant Kushtrimin

13 maj-Në Akademinë përkujtimore në Teatrin e Shkupit ishin tubuar familjarë, bashkëluftëtarë dhe personalitete të tjera publike, që me kumtesa dhe fjalime përkujtuan dhe nderuan veprën dhe idealin e komandant Kushtrimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në pritën policore të organizuar në 12 majin e vitit 2010 në afërsi të Radushës së Shkupit.

Në Teatrin Shqiptar të Shkupit mbrëmë u mbajt akademia përkujtimore për trevjetorin e vrasjes së komandantit të UÇK-së, Harun Aliu- Kushtrimi dhe tre bashkëluftëtarëve Shaban Zenuni – Hoxha, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala.

Akademia nisi pas përfundimit të homazheve në varrezat e këtyre dëshmorëve nga ana e familjarëve, bashkëluftëtarëve, miqve dhe personaliteteve të tjera. Në varrezat e fshatit Hasanbeg u nderua komandant Kushtrimi, ku në një fjalë rasti bashkëveprimtari i tij Granit Osmani theksoi se Harun Aliu do të mbetet një simbol i qëndresës dhe zërit të shqiptarisë, që asnjëherë nuk u pajtua me padrejtësitë ndaj shqiptarëve.

Në Akademinë përkujtimore në Teatrin e Shkupit ishin tubuar familjarë, bashkëluftëtarë dhe personalitete të tjera publike, që me kumtesa dhe fjalime përkujtuan dhe nderuan veprën dhe idealin e komandant Kushtrimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, që u vranë në pritën policore të organizuar në 12 majin e vitit 2010 në afërsi të Radushës së Shkupit.

Në mesin e folësve nderuan veprën e Aliut, kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik të Maqedonisë, Shpëtim Pollozhani, ish komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – komandant Remi, Hazbi Lika ish Komandant i Brigadës 112 “Mujdin Aliu” si dhe në fund fjala përshëndetëse iu dha edhe vëllait të dëshmorit Harun Aliu, Mevlud Aliu që përshëndeti të pranishmit dhe i falënderoi në emër të gjithë familjarëve të dëshmorëve për respektin dhe nderin e treguar për dëshmorët në fjalë.

Në fund u prezantua edhe recitali i shkëlqyeshëm i përgatitur nga autori Fatmir Muja dhe recituar nga aktori i madh shqiptar Mirush Kabashi me titull “Buzëqeshja e Përgjakur”. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *