Home / Lajme / Maqedoni / Përkujtohet komandant Zogu (VIDEO)

Përkujtohet komandant Zogu (VIDEO)

Tetovë, 17 maj – Dy vjet pasi ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, familjarë, miq, bshkëluftarë dhe qytetarë të Tetovës, kanë bërë homazhe pranë varrit të Rahim Samiu komandant Zogu i cili gjendet në kompleksin e dëshmorëve në Tetovë.

Abdulmexhit Ademi ish bashkëlufëtëtar dhe mik i të ndjerit Rahim Samiut,tha para të pranishmëve se çka do që të thuash për jetën dhe veprën e komandant Zogut është pak. “Ai është një luftëtarët e rrallë që luftoi në Kosovë, që nga fillimi e deri me mbarimin e luftës. Poashtu ishte ndër të parët që veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe një luftarët i guximshëm. Ne sot sado që të themi fjalë për komadant Zogun, ato janë të pakta sepse vepra e tij është shumë e madhe” Abdulmexhit Ademi.

Ndërsa bashkëshortja e Zogut thotë se edhe pse kanë kaluar dy vite nga ndarja nga jeta e Rahim Samiut përsëri ata kanë dhimbje të thellë, por megjithë ata ata ndjehen krenarë me veprën e Rahimit. “Ne si familje ndjehemi krenarë që kishim një bashkëshort, një prind, një njeri siç ishte Rahimi. Dhimbja është e madhe për humbjen e tij por njëkohësisht jemi krenar që ai bëri shumë për popullin e tij në momentet më të ëvshtira”, tha Luljeta Samiu, bashkëshorte e komadant Zogut.

Ndryshe, Ramiu Samiu-komadant zogu, u lind më 22 dhjetor të vitit 1971 në Tetovë, ku e kreu shkollimin filloi dhe të mesëm. Ndërsa fakultetin e kreu në Prishtinë në drejtimin e juridikut. Krahas përkushtimit për studime për asnjë çast nuk rendi në angazhimet taktike–teknike për organizimin e veprimeve të armatosura kundër Sërbisënë Kosovë . Ai ishte edhe komandant i artilerisë në brigadën “138 Agim Ramadani”.

Ndërkaq, poashtu morri pjesë aktive dhe ishte një nga udhëheqësit e luftës së 2001-it këtu në maqedoni. Pas një sëmundje të rëndë më 17 maj të vitit 2011, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në Tetovë. Pas vdekjes la tre fëmijë, kurse njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

PËRKUJTOHET KOMANDANT ZOGU ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *