Home / Lajme / Maqedoni / Përmendoret e parapara shqiptare do të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”

Përmendoret e parapara shqiptare do të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”

Shkup, 05 Maj – Kryetari i ri i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski ka theksuar se përmendoret e parapara të heronjëve shqiptarë do të vendosen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për për Radio Evropa e Lirë.
“Do të shohim deri ku është gjendja, nuk dua të spekuloj, nuk i shoh përmendoret nëse janë personazhe nga historia maqedonase, apo janë shqiptare, turke, rome e kështu me radhë. Mua më intereson procedura, mua më intereson për çfarë bëhet kjo, në çfarë mënyre është bërë, më intereson se a kushton ajo aq sa kanë njoftuar”, theksoi Zhernovski.

Sipas tij, VMRO-DPMNE dhe kryetari i deritanishëm i kësaj komune, Todoroviq ka bërë një provokim dhe hedhje të barrës ndëretnike mbi të, pasi që kishte shtyer afatet për vendosjen e përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare në pjesën qendrore të Shkupit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *