Home / Lajme / Maqedoni / Përparimi i Maqedonisë sot në rendin e ditës së Parlamentit Evropian

Përparimi i Maqedonisë sot në rendin e ditës së Parlamentit Evropian

22 maj-Disa eurodeputetë para debatit thanë se nuk duhet të priten disa ndryshime më të mëdha në tekstin e miratuar para më shumë se një muaj nga Komisioni, pasi ai është rezultat i kompomisit të grupeve politike të PE-së, të cilët kanë mbajtur negociata të gjata para votimit.

Parlamenti evropian (PE) pasdite do ta shqyrtojë Rezolutën për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012, të cilën duhet ta miratojë nesër.

Teksti i propozuar nga ana e raportuesit, eurodeputetit Riçard Hovit është rezultat i kompromisit të gjerë të arritur në kuadër të Komisionit për punë të jashtme më 8 prill të vitit 2013. Anëtarët e Komisionit me 39 vota për dhe 13 kundër nga gjithsej 203 amandamente të propozuara, miratuan 20 amandamente kompromise dhe 50-të të tjera.

Teksti për të cilin do të debatohet sot, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu, teoretikisht mund të pësojë ndryshime. Eurodeputetët kanë pasur mundësi të parashtrojnë amandamente deri dje në mbërmje, por nëse janë parashtruar tani për tani nuk dihet, pasi dokument të tillë nuk ka në internet faqen, as në distribuimin e dokumenteve të punës të PE-së.

Disa eurodeputetë para debatit thanë se nuk duhet të priten disa ndryshime më të mëdha në tekstin e miratuar para më shumë se një muaj nga Komisioni, pasi ai është rezultat i kompomisit të grupeve politike të PE-së, të cilët kanë mbajtur negociata të gjata para votimit.

Në rezolutën për të cilën duhet të prononcohet PE-ja, i bëhet thirrje kryesimit irlandez me Këshillin e BE-së që të zbatojë diplomaci intensive që të arrihet rezultat dhe vendim për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë para fundit të qershorit të vitit 2013, gjë që do të lejojë fillim të negociatave para korrikut.

Eurodeputetët besojnë se fillimi negociatave mund ta “ndryshojë lojën” me sigurimin e impulsit pozitiv dhe instrumentit efikas për reforma të mëtejme, përmirësim të situatës së brendshme, lehtësim të dialogut ndëretnik dhe promovim të marrëdhënieve të volitshme me fqinjët

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *