Home / Lajme / Maqedoni / Pleneliev i përkrah qëndrimet e ambasadorit bullgar në BE për Maqedoninë

Pleneliev i përkrah qëndrimet e ambasadorit bullgar në BE për Maqedoninë

23 maj-Plevneliev është pyetur nëse pajtohet me qëndrimet e Cançevit të parashtruara në intervistë, konkretisht qëndrimit se maqedonasit janë komb i ri, në territor ku popullata shumicë u prononcua si bullgare dhe flet me dialekt bullgar, gjatë vizitës në Uashington në fillim të majit.

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev ka shprehur përkrahje për ambasadorin bullgar në Bashkimin Evropian, Dimitar Cançev, pas intervistës së tij në të cilën, siç thuhet, ka dhënë qëndrime kontroverse për kombin, gjuhën dhe historinë maqedonase.

Intervistën ambasadori Cançev e ka dhënë në fund të prillit për agjencinë gjermane të lajmeve DPA. Plevneliev është pyetur nëse pajtohet me qëndrimet e Cançevit të parashtruara në intervistë, konkretisht qëndrimit se maqedonasit janë komb i ri, në territor ku popullata shumicë u prononcua si bullgare dhe flet me dialekt bullgar, gjatë vizitës në Uashington në fillim të majit.

Atëherë për MIA-n, Plevneliev dy herë tha se prej tij një gjë e tillë nuk mund të dëgjohet. Ndërkaq dje, Plevneliev deklaroi se ai e përkrah ambasadorin Cançev dhe se deklarata ka qenë vepër e mediave maqedonase.

“Kam pasur dhjetëra biseda me ambasadorin tonë në Bruksel, të cilin jashtëzakonisht e çmoj si ambasador kompetent dhe të mirë, pozita e tij është e harmonizuar me pozitën time”, tha mes tjerash Plevneliev.

Sipas presidenti bullgar, në këtë moment asgjë nuk ka ndryshuar në pikëpamje të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, mosnënshkrimi i së cilës Bullgaria e përmend si pengesë për pajtimin e saj për hapje të negociatave të Maqedonisë me BE-në

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *