Home / Lajme / Maqedoni / Policia e Tetovës kërkon nga tifozët e Shkëndijës dhe Teteksit të sillen në mënyr korekte më 22 maj në Shkup (VIDEO)

Policia e Tetovës kërkon nga tifozët e Shkëndijës dhe Teteksit të sillen në mënyr korekte më 22 maj në Shkup (VIDEO)

Tetovë, 17 maj – Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, apelon deri tek grupet e tifozëve të ekipeve tetovare Shkëndija dhe Teteks, që të sillen në mënyrë korrekte para se gjithash gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe pas përfudnimit të së njejtës,

Në kuadër të finales së kupës së Maqedonisë që do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. “Tifozëve të dy ekipeve u apelohet që në mënyrë korrekte të anojnë për ekipet e tyre, pa ofendime dhe provokime. Gjithashtu apelojmë që të ëprmbahen nga incidentet dhe dhuna në stadium.Ngase, çdo prishje më serioze e rendit dhe qetësisë publike në lidhje me këtë ndeshje do të sanksionohet në mënyrë rigoroze me padi adekuate, me vërejtje se për këtë lloj të incidenteve, varësisht nga pasojat parashihen edhe dënime me burg deri në 5 vjet. Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë apelon që tifozët të përmbahen nga shënimi i grafiteve me përmbajtje provokative në vende publike në Tetovë, sepse është në kundërshtim me ligjin për pastërti publike dhe varësisht nga përmbajtja e grafitit ose porosisë, mund të trajtohet edhe si padi penale. SPB-ja e Tetovës, pret që tifozët e Shkëndiëjs dhe Teteksot, në mënyrë korrekte do të pranojnë këto apele dhe tërësisht do t`iu përmbahen pavarësisht se ekipi i tyre ka humbur apo ka fituar ndeshejn” thuhet në apelin e lëshuar nga Policia e Tetovës.

POLICIA E TETOVËS KËRKON NGA TIFOZËT E SHKËNDIJËS DHE TETEKSIT TË SILLEN NË MËNYR KOREKTE MË 22 MAJ NË SHKUP ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *