Home / Lajme / Maqedoni / Policia në ‘gjah’ pas emigrantëve shqiptarë në Pollog (VIDEO)

Policia në ‘gjah’ pas emigrantëve shqiptarë në Pollog (VIDEO)

Gjatë disa operacioneve të bashkërenduara janë ndaluar 59 shtetas të Shqipërisë, prej të cilëve 42 në rajonin e Gostivarit dhe 17 në rajonin e Tetovës. Ata po punonin në të zezë, pa leje pune dhe pa vendqëndrim të lajmëruar në vendbanimet e banuara me shqiptarë në këtë zonë të njohur si Zona e Pollogut.

Shumica e këtyre punëtorëve bëjnë punën pa paraqitur edhe lejen e qëndrimit nëpër këto dy komuna.

Policia e rajonit të Tetovës gjatë dy ditëve të fundit ka ndaluar një numër të madh të shtetasve të Shqipërisë, të cilët për qëllime ekonomike po punonin punë të ndryshme fizike në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit.

Gjatë disa operacioneve të bashkërenduara janë ndaluar 59 shtetas të Shqipërisë, prej të cilëve 42 në rajonin e Gostivarit dhe 17 në rajonin e Tetovës. Ata po punonin në të zezë, pa leje pune dhe pa vendqëndrim të lajmëruar në vendbanimet e banuara me shqiptarë në këtë zonë të njohur si Zona e Pollogut.

Emigrantët shqiptarë janë nga zona e jugut dhe veriut të Shqipërisë dhe se çdo pranverë ata hyjnë në Maqedoni për qëllime pune, kryesisht në sektorin e bujqësisë, ndërtimtarisë, blegtorisë dhe shërbime të tjera.

Shumica e këtyre punëtorëve bëjnë punën pa paraqitur edhe lejen e qëndrimit nëpër këto dy komuna.

Ministria e Brendshme bëri të ditur sot se aksioni është ndërmarrë në përputhje me respektimin e ligjit për të huajt, që parandalon shtetasit e huaj që kanë qëndrim ilegal në vend dhe që kryejnë punë në mënyrë të paligjshme.
Policia e Tetovës informoi se një pjesë e madhe e këtyre emigrantëve nuk posedonin asnjë dokument personal dhe se ata kanë hyrë ilegalisht në territorin e Maqedonisë. Mësohet se ndaj tyre do të shqiptohen dënime me para si dhe deportim në Shqipëri.

ARESTOHEN 59 PUNTORË NË RAJONIN E TETOVËS DHE GOSTIVARIT (VIDEO)

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *