Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti bullgar anulon praninë në Samitin e Ohrit

Presidenti bullgar anulon praninë në Samitin e Ohrit

21 Maj – Presidenti bullgar Rosen Plevneliev nuk do të jetë pjesëmarrës në samitin e presidentëve dhe shefave të qeverive të vendeve të Evropës Juglindore që do të mbahet më 1 qershor në Ohër, nën organizimin e presidentit nikoqir Gjorgje Ivanov.

Kabineti i presidentit Ivanov dje është informuar se Plevneliev nuk do të jetë i pranishëm në këtë samit, ndërsa në Ohër do të jetë kryeministri aktual i qeverisë së përkohshme Marin Rajkov. Nga kabineti i Ivanov theksojnë se nuk kanë ndonjë arsyetim se përse presidenti bullgar anulon pjesëmarrjen në Samitin e Ohrit.

Në këtë samit rajonal praninë kanë konfirmuar presidentët e Shqipërisë, Kroacisë, Moldavisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë, Bosnjë – Hercegovinës, si dhe ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Nga Ministria e Jashtme në Shkup bëjnë të ditur se akoma nuk kanë marrë përgjigje nga Athina zyrtare për praninë e shefit të diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, të cilit i`u bë ftesa pas refuzimit të presidentit grek Karolos Papulias. Nga MPJ theksojnë se akoma nuk kanë marrë përgjigje se a do të jetë i pranishëm edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili gjithashtu ka marrë ftesën. Ministria e Jashtme theksoi se deri sot pritet të mbyllet lista e mysafirëve dhe pjesëmarrësve të Samitit të Ohrit, ku do të jetë i pranishëm edhe evrokomisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle. Me këtë takim të nivelit të lartë, rrumbullakësohet kryesimi i Maqedonisë me Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *