Home / Lajme / Maqedoni / Progresi i Maqedonisë në rendin e ditës të Parlamentit Evropian

Progresi i Maqedonisë në rendin e ditës të Parlamentit Evropian

21 maj-
Në rezolutën për të cilën u prononcua PE, bëhet thirrje që kryesimi irlandez me Këshillin e BE-së të zbatojë diplomaci intensive që të arrihet rezultat i kënaqshëm dhe vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë para përfundimit të muajit qershor 2013 që do të lejojë fillimin e negociatave para korrikut.

Parlamenti Evropian (PE) nesër pasdite do ta shqyrtojë, ndërsa më 23 maj duhet edhe ta aprovojë rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2012.

Teksti i propozuar nga ana e raportuesit, eurodeputetit britanik, Riçard Hovit është rezultat i kompromisit të gjerë të arritur në kuadër të Komisionit për Punë të Jashtme më 8 prill 2013. Anëtarët e Komisionit me 39 vota “pro” dhe 13 “kundër” nga gjithsej 203 amendamente të propozuara, aprovuan 20 amendamente me kompromis dhe rreth 50-të amendamente të tjera.

Teksti për të cilin do të diskutohet të mërkurën, teoritikisht mund të pësojë ndryshime. Eurodeputetët patën mundësi të dorëzojnë amendamente deri mbrëmë, por a janë dorëzuar deri më tani nuk dihet, pasi që një dokument i këtillë nuk është në internet faqen, as në distribuimin e dokumenteve të punës së PE-së.

Në rezolutën për të cilën u prononcua PE, bëhet thirrje që kryesimi irlandez me Këshillin e BE-së të zbatojë diplomaci intensive që të arrihet rezultat i kënaqshëm dhe vendim për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë para përfundimit të muajit qershor 2013 që do të lejojë fillimin e negociatave para korrikut.

Eurodeputetët besojnë se fillimi i negociatave mund ta “ndryshojë lojën” me sigurimin e impulsit pozitiv dhe instrumentit efikas për reforma të mëtejme, përmirësimin e situatës së brendshme, lehtësimin e dialogut ndëretnik dhe promovimin e marrëdhënieve të volitshme me fqinjët.

Në mënyrë paralele diskutohet për progresin e Maqedonisë në vitin 2012, në Strasburg takohet edhe Komiteti i përzier parlamentar BE-Maqedoni. Në takim deputetët e Maqedonisë dhe të Evropës, gjithashtu do të diskutojnë për eurodeputetët e Maqedonisë në dy sesionet e punës të mërkurën pasdite dhe të enjten paradite.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *