Home / Lajme / Maqedoni / Protestë e të larguarve nga puna nga komuna e Gostivarit (VIDEO)

Protestë e të larguarve nga puna nga komuna e Gostivarit (VIDEO)

16 maj – Protestuasit, siç citohet, protestojmë kundër revanshizmit politik dhe etnik, kundër partizimit të skajshëm të arsimit publik, administratës komunale, ndërrmarjes publike, kopshteve për fëmijë dhe çdo instititucioni të qeverisjes lokale.

Deputetë të RDK-së, këshilltarë komunalë, drejtorë ligjitimë dhe të larguar nga puna në sektorin publik komunal në mënyrë joligjore, sot para shkollës së mesme komunale “Gjimnazi” në Gostivar, mbajtën protestë paqësore në shenjë të shprehjes të pakënaqësisë qytetare për revanshizëm politik, thuhet në njoftimin zyrtar të RDK-së.

“Në këtë protestë janë prezent vetëm personat të cilëve pa të drejtë, në kundërshtim me ligjet në fuqi ju është ndërprerë marrëdhënia e punës, janë degraduar në vendet e punës dhe janë shkarkuar nga postet udheheqëse vetëm se kanë bindje tjetër politike të ndryshme nga udheheqësit komunalë të BDI-së”, thuhet në njoftim.

Protestuasit, siç citohet, protestojmë kundër revanshizmit politik dhe etnik, kundër partizimit të skajshëm të arsimit publik, administratës komunale, ndërrmarjes publike, kopshteve për fëmijë dhe çdo instititucioni të qeverisjes lokale.

Gjithashtu ata protestojnë edhe kundër mobingut si dhe dukurisë së nënçmimit të administratoreve dhe profesorëve në vendet e punës, të inxhinerëve, ekonomistëve dhe juristëve duke u dhënë vendime që përputhen me profesionin dhe arsimin e tyre.

“Sot protestojmë dhe dënojm ashpër heshtjen e institucioneve publike të cilët janë të obliguar me ligj të mbrojnë të drejtat nga puna, të drejtat e njeriut dhe të ndalojnë këtë anarki juridike dhe institucionale siç janë Inspektorati shtetëror i arsimit, Inspektoriti shtetëror për punë, sindikata, Avokati i Popullit, gjykatat dhe të gjitha institucionet e tjera të cilat janë shëndëruar në vegla të verbëra në funksion të mbrojtjes të një politike destruktive”, thuhet në njoftimin e RDK-së.

RDK ME PROTESTA KUNDËR LARGIMEVE NGA PUNA, BEJTA MOHON AKUZAT ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *