Home / Lajme / Maqedoni / Publikohen katër shpallje për punësim me subvencionim dhe kreditim

Publikohen katër shpallje për punësim me subvencionim dhe kreditim

7 maj-Shpallja e katërt është për kreditimin e subjekteve juridike të cilat do të hapin vende të reja të punës. Kredinë të cilën do ta marrin është 3.000 euro për një person të punësuar me shumë maksimale prej 9.000 euro për tre vende të punës. Afati i kthimit është 2 vjet, me grejs periudhë prej 1 viti me shkallë interesi prej 1 për qind.

Katër shpallje të reja për punësim me subvencionim, por edhe përmes kreditimit të personave të papunë dhe subjekteve juridike i publikoi sot Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë. Të gjithë personat e interesuar të papunë dhe subjektet juridike mund të aplikojnë për shfrytëzimin e mjeteve të parapara me shpalljet më së voni deri më 20 maj të këtij viti.

Thirrja e parë, siç sqaroi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, ka të bëjë me punësimin me subvencionimin e dy kategorive të personave. Në thirrjen e parë janë personat të cilët më vështirë hyjnë në tregun e punës siç janë shfrytëzuesit e asistencës sociale, prindër të katër ose më shumë fëmijëve minorenë, persona të moshës prej 30 deri 49 vjeç, të papunë afatgjatë…

“Mbështetja financiare për punëdhënësit të cilët do të punësojnë persona të këtillë është pagesa e bruto pagës në shumë prej 13 mijë denarë për një person të papunë në periudhë prej 6 muaj me obligim që punëdhënësi ta mbajë në punë 12 muaj të plota. Në grupin e dytë janë personat e prekur viktima të dhunës në familje, personat e pastrehë, ish përdorues të drogës, prindër që përkujdesen vetë për fëmijët… Mbështetja financiare për ta është 14 mijë denarë si dhe 3.000 denarë shtesë në muaj për participimin në shpenzimet për përshtatjen e personit në procesin e punës në periudhë prej 6 muajve, gjithashtu me obligim që punëdhënësi ta mbajë të punësuarin edhe 12 muaj”, tha Ristovski.

Shpallja e dytë dedikohet për personat të cilët kanë status të fëmijëve pa prindër. Për punësimin e tyre shteti do t’i stimulojë punëdhënësit përmes sigurimit të pagës në lartësi prej pagës minimale edhe atë 100 për qind në 12 muajt e parë, si dhe 100 për qind pagë dhe 50 për qind kontribute në 12 muajt e ardhshëm.

Ministri Ristovski sqaroi se për shkak të interesimit të madh dhe rezultateve të mira të arritura nga shpalljet e deritanishme është publikuar shpallje e re për kreditimin e personave të papunë për hapjen e biznesit personal.

“Ata të cilët janë të interesuar dhe duhet të evidentohen si të papunë të paktën 1 vit apo 6 muaj nëse janë të rinj deri më 27 vjeç, shfrytëzues të kompensimit në bazë të papunësisë ose nëse janë më të moshuar se 55 vjeç. Për çdo vend të sapohapur do të marrin nga 3.000 euro, ndërsa do të financohen projekte me të cilat do të hapen më së shumti tri vende të punës”, tha Ristovski duke e shpjeguar shpalljen e tretë.

Për veprimtari me vëllim më të madh do të jepen nga 5.000 euro për një vend pune, ndërsa do të financohen projekte për më së shumti pesë vende të punës. Afati i pagesës së mjeteve është 3 vjet me periudhë grejs prej 1 viti dhe shkallë interesi prej 1 për qind.

Shpallja e katërt është për kreditimin e subjekteve juridike të cilat do të hapin vende të reja të punës. Kredinë të cilën do ta marrin është 3.000 euro për një person të punësuar me shumë maksimale prej 9.000 euro për tre vende të punës. Afati i kthimit është 2 vjet, me grejs periudhë prej 1 viti me shkallë interesi prej 1 për qind.

Aplikacionet mund të dorëzohen në të gjitha 30 njësitë rajonale të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë. Çdo muaj në periudhë prej datës 1 deri më datën 10 mund të aplikohet për mbështetje për trajnim te një punëdhënës i njohur dhe për punë praktike

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *